Donika Gervalla

Donikë Gërvalla thotë se së shpejti do të ndriçohet vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës

Vajza atdhetarit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla-Schwarz, sot në 71-vjetorin e ditëlindjes së babait ka folur për rrjedhën e hetimeve që shteti gjerman po bënë rreth këtyre vrasjeve politike. Gërvalla ka thënë se 34 vite pas këtyre vrasjeve, hetimet kanë arritur në një stad krejt tjetër. Ajo pret që njerëz të implikuar në këtë rast, kanë momentin e duhur që të korrigjojnë gabimet e bëra. “Njerëz që nuk kanë qenë të implikuar direkt në vrasjen e tyre, por gjithsesi bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë të implikuar në survejimin e tyre, në spiunimin e tyre. Kanë hyrë e kanë dalë në shtëpinë tonë, kanë hëngër bukë në shtëpinë tonë dhe në anën tjetër kanë përcjellur informacione tjetër kund. Tani e kanë momentin që të korrigjojnë gabimin e të kaluarës dhe të kontribuojnë, sepse edhe nëse nuk lajmërohen vet, drejtësia do t’ju trokasi në derë. Nuk kanë ku fshihen autorët e vrasjeve poltike, sepse edhe pas dekadash, dikush, pra drejtësia do ju torkasi ne derë”, tha Gërvalla për Radio Dukagjinin. Gërvalla-Schwarz, optimizmin e saj për t’i shkuar deri në fund realitetit të atentatit dhe vrasjeve politike të Shtutgartit, ka deklaruar se e bazon në fakte, për të cilat nuk mund të flitet shumë në media për shkak të rrezikut të dëmtimit të hetimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …