Lajmet

Punëtorët e komunës në Skënderaj, Grevë Solidarizuese me Sami Lushtakun

Pasi është bërë i ditur lajmi se kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka hyrë në grevë urie për shka të mos trajtimit në spital Udhëheqja e punëtorëve të administratës komunale dhe udhëheqja më e lartë e Komunës së Skenderajt, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk i kemi borxh askujt dhe Beogradin nuk duhet lejuar të vendos për Kosovën

Gjatë qëndrimit në Besianë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka mbrojur  idenë se marrëveshjet e Kosovës me Serbinë e Malin e Zi janë të dëmshme për Shtetin dhe nuk duhet të  lejuar  që Beogradi të ketë vendimmarrje në Kosovë. Në rast se ne vazhdojmë të përshtatemi e të lejojmë …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë sesionin e ri parlamentar

Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë  sesionin e ri parlamentar, edhe pse nuk dihet se si do të zhvillohet situata edhe më e rënduar mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës. Pavarësisht pushimit prej disa javësh, grupet parlamentare nuk kanë ndryshuar qëndrimet politike dhe, ndërkohë që shumica parlamentare shpreson në …

Më shumë...

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së AAK-së në Besianë kryetar u zgjodh Fatmir Humolli

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka organizuar Kuvendin Zgjedhor të degës në Besianë. Kryetar i  kësaj dege u zgjodh, veprimtari i mirënjohur dhe ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të LLapit, Fatmir Humolli.  Edhe pse ka pasur lëvizje të anëtarësisë nga AAK-ja në disa parti të tjera, burimet brenda degës …

Më shumë...

Isa Mustafa: As na shkon mendja për të dhënë dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka ardhur në pushtet për të vjedhur e për të rrënuar dhe nuk ka mendjen të japë dorëheqje duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë. Ai ka thënë me këtë rast  se kabineti i tij është   të vendosur të …

Më shumë...

Ministria e infrastrukturës: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e infrastrukturës e Kosovës, ka bërë të ditur për mediet  se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme. Rexhë Osmanaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit për menaxhimin e rrugëve, tha se vështirësi në qarkullim ka në viset malore. “Rrugët kryesore nuk janë të mbuluara me …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Kosova po bën përpjekje ta ruajë tokën bujqësore dhe të ndalë urbanizimin e egër

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka mbajtur një fjalë rasti para ministrave dhe pjesëmarrësve të tjerë në Samitin e Ministrave të Bujqësisë, që po mbahet në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë. Në fjalën e tij në forum, që kishte …

Më shumë...

34 vjet më parë ranë heronjtë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla

34-vjet më parë, më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë, në një pritë të organizuar nga UDB-ja jugosllave janë martirizuar:  Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, tre ndër atdhetarët më të njohur shqiptarë të kohës, në mërgatë. Pikërisht në kohën kur Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe disa …

Më shumë...

Nesër në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari, Avdi Kelmendi

Nesër, më 18 janar 2016,  në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Avdi Kelmendi mbahet Akademi në nderim të jetës dhe veprës së tij.  Akademia përkujtimore mbahet, në orën 12,00 në  Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. Me këtë …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Opzita me një listë të përbashkët, alternativë që siguron fitore

Ish-krykuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se zgjidhja e krizës politike duhet të bëhet nëpërmjet krijimit të një qeverie teknike, e cila duhet ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka bërë me dije se alternativa e vetme e opozitës është …

Më shumë...

Disa deputetë të LDK-së nuk do ta mbështesin kandidaturën e Hashim Thaçit për kryetar

Në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë”, deputetja e LDK-së, Vjosa  Osmani ka folur për skenarët që mund të rrëzojnë kandidaturën e Thaçit, ditën e votimit të tij në Kuvend. “Unë jam e bindur që e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e Thaçit president është duke e pamundësuar …

Më shumë...

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rexhail Qerimi mallkon tradhtarët

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rexhail Qerimi  është dënuar me burg të përjetshëm, i akuzuar se në vitin 2008 ka vrarë një inspektor policie afër Fakultetit Matematiko–Natyror në Shkup, transmeton albeu. Qerimi është i pafajshëm pasi përmes shumë dëshmive dhe dëshmitarëve ka zbardhur fakte se në ditën e këtij krimi …

Më shumë...

Arianit Koci: Gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut po përkeqësohet

Avokati, Arianit Koci  ka deklaruar se kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ndodhet në burg, ka hyrë në grevë të urisë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.  Krejt çka po kërkon Lushtaku është që t’i respektohet e drejta elementare: e drejta në trajtimin mjekësor, ka thënë Koci …

Më shumë...

Opozita mban tubim mobilizues me simpatizantët e saj

Ashtu siç kishin paralajmëruar, tri partitë opozitare mbajtën sot një tubim mobilizues me mbështetësit e tyre në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri vuri në dukje se opozita e bashkuar po e merr karakterin e lëvizjes popullore për ndryshim. “Ne duhet të vazhdojmë me …

Më shumë...

Shqiptarët të bashkuar për të realizuar njohjen e statusit të tyre Hero i Kombit!

Ato ishin vitet në të cilat Kosova e jetoi natën e gjatë. Dhe çdo herë ishin ata që i dilnin përballë territ të asaj nate. Ata ishin fanarët e dritës. Ishin ata që u martirizuan për ta ndalë terrin dhe dhimbjet e atij dimri të gjatë. Vlerat e kësaj periudhe …

Më shumë...

Deçani nderon Walkerin me dy çmime

Në një ceremoni të veçantë, Komuna e Deçanit i ka ndarë ish- shefit të OSBE-së në Kosovë dhe mikut të madh të shqiptarëve, William Walker, çmimin “Shkëlzen Haradinaj” dhe “Mirënjohjen e Qytetit” të Deçanit. Çmimin dhe mirënjohjen Walkerit ia dhanë kreu i komunës së bashku me Luanin, djali i Shkëlzen …

Më shumë...