Dardan Sejdiu

Deputetët e Vetëvendosjes po arrestohen me urdhra politikë nga Qeveria

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka shkruar se deputetët e Vetëvendosjes po arrestohen me urdhra politikë të dhënë nga Qeveria e kriminalizuar dhe e korruptuar. Ai këto komente i ka bërë pas arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes, Driton Çaushi, i cili paraprakisht hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për politikë të jashtme. “Këto urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendosjen po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë.  “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Driton Çaushi. Po ashtu, e paralajmërojmë qeverinë kuislinge që nuk mund të vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse veprimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës”.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …