Sot në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, kapiten, Sahit Goxhuli

Sot në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, kapiten, Sahit Goxhuli

FSK-ja bëri të ditur se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 7.00 në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten, Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog. Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur Ky, më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.  Kapiten Sahit Goxhuli u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj. Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113, Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK)  në Gardën e Kosovës. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …