Lajmet

Strukturat paralele inskenojnë ‘ISIS’-in në veri

Strukturat paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës kanë bërë inskenimin e radhës: në disa shtëpi të serbëve në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ janë shkruar grafite me mbishkrimin ISIS. Kjo ka bërë që tek serbët e këtyre lagjeve të përhapet një frikë e madhe. Policia e Kosovës ka evidentuar rreth …

Më shumë...

Kerry nesër viziton Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nesër pritet të vizitojë Kosovën. Merret vesh se në agjendën e vizitës së tij do të jetë takimi me kryeministrin, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi. Ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ky takim, megjithëse ai mund të zhvillohet vetëm në mjediset …

Më shumë...

Policia arreston një person që dyshohet se ka luftuar për ISIS-in

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka arrestuar një person në Han të Elezit, nën dyshimin se ka marrë pjesë në luftën civile në Siri. I arrestuari me inicialet S.I, është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. …

Më shumë...

Radio-Kosova e Lirë nuk raporton për zhvillimet në Kuvend derisa atje nuk kthehet opozita

Në shenj revolte kundër përjashtimit nga Kuvendit  të deputetëve të opozitës, e cila po e artikulon zërin e arsyes dhe të së vërtetës lidhur me zhvillimet aspak të favorshme vend, Radio-Kosova e Lirë, (një medium elektronik që ka transmetuar program në zonat e luftës së UÇK-së dhe për zërin e …

Më shumë...

Kurteshi: Janë bërë një varg shkeljesh ligjore nga krerët më të lartë të Kuvendit

Ish-Avokati i Popullit, burgosuri politik në kohën e regjimit të RSFJ-së dhe veprimtari, Sami Kurteshi ka thënë se në Kuvend janë bërë një varg shkeljesh, sikur është vendimi ilegal i kryetarit, Kadri Veseli, nënkryetarit Sabri Hamiti e Xhavit Haliti për suspendimin e opozitës. Për këtë ata nuk kanë asnjë dokument …

Më shumë...

Haradinaj: Veprimet e opozitës, e vetmja mundësi që na ka mbetur

Në një vlerësim për gjendjen e krijuar në vend, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se veprimet e opozitës nuk janë as popullore dhe as demokratike, por sipas tij, kanë qenë e vetmja mënyrë e mundshme. Sipas tij, përjashtimi i opozitës nga Kuvendi dhe bastisja e zyrave të një …

Më shumë...

Policia publikon shifrat për numrin e të përfshirëve në luftën e Sirisë

Pas arrestimit të 44-vjeçarit Samet Imishti në Han të Elezit, Policia e Kosovës ka publikuar disa të dhëna mbi numrin e qytetarëve të Kosovës që janë përfshirë në konfliktin e Sirisë. Në një konferencë për medie, zyrtarët e Policisë thanë se që nga fillimi i luftës në Siri e deri …

Më shumë...

Lunaçek: Nuk ishte koha e përshtatshme për arrestimin e deputetëve të Opozitës

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë si dhe tensionet në rritje mes opozitës dhe Qeverisë lidhur me marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Lunacek ka thënë për Kosovapress  se arrestimi i deputetit Albin …

Më shumë...

Haradinaj paralajmëron protesta të reja

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka vlerësuar se Kuvendi më shumë po i ngjan një baze policore sesa një Kuvendi normal. “Vetë fakti që janë rreth 600 trupa brenda kuvendit e dëshmon se kjo është shndërruar në kazermë e jo në Kuvend”, është shprehur deputeti, Daut Haradinaj. Ai në vijim, …

Më shumë...

Megjithatë seanca fillon…

Megjithë situtatën e tensionuar që ka mbretëruar gjatë tërë ditës në Kuvend, deputetët e koalicionit qeverisës janë mbledhur në sallën kryesore. Seanca e rregullt plenare ka nisur pa praninë e opozitës, meqë të gjithë janë përjashtuar. Në sallë aktualisht ndodhen 81 deputetë.

Më shumë...

Aktivistët e VV-së së shpejti paraqiten në Gjykatën Themelore

Aktivistët e opozitës, kryesisht të Vetëvendosjes, pritet të dalin së shpejti para Gjykatës. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të nis seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 aktivistëve. Shumica e tyre ngarkohen për veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm’.

Më shumë...

Policia ka arrestuar edhe deputetin e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi

Në fushatën për arrestimin e deputetëve nga radhët e opozitës, policia Speciale e Isa Mustafës, Shpend Maxhunit dhe  Skënder Hysenit ka arrestuar edhe deputetin e  Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi. Dy policë me rroba civile  e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit, deputetin Kurteshi, i cili sot në së bashku me …

Më shumë...

Dërguti: Grabovci e Beqiri kërkuan përjashtimin e opozitës

Deputetja e Vetëvendosjes , Aida Dërguti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë është hedhur propozimi që opozita të përjashtohet në mënyrë afatgjatë. Ajo ka thënë se ky propozim është bërë nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri. …

Më shumë...

AAK: Shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sistemi policor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar kundër  përpjekjeve të pushtetit për të vazhduar me çdo kusht seancat plenare. Pushtimi i Kuvendit me forca speciale të policisë, është  shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sistemi policor. AAK thekson se kriza politike në vend është shkaktuar nga …

Më shumë...

Forcat ajrore ruse kanë bombarduar fabrikën më të madhe të bukës në Idlib të Sirisë

            Forcat ruse, pasi dje kanë vrarë më shumë se 60 civilë sirianë, sot kanë bombarduar   fabrikën më të madhe të bukës në Idlib, me ç’ rast është shkatërruar tërësisht objekti si dhe mullirët për bluarjen e drithit. Burimet e lajmeve nga Al-Xhazira bëjnë të ditur se fabrika prodhonte deri …

Më shumë...

Deputeti, Latif Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita në Kuvend

Deputeti i  Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi,  ka dhënë dorëheqje. Vendimin ia ka dërguar me shkrim edhe kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Vendimin e tillë, deputeti Gashi e ka marrë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin  për krime lufte me 6 vite burg.  Në arsyetimin e këtij …

Më shumë...