Veteranët e UÇK-së: Nuk do të lejojmë që të bëhet shënjimi i vijës kufitare me asnjë vend në dëm të Kosovës

Veteranët e UÇK-së: Nuk do të lejojmë që të bëhet shënjimi i vijës kufitare me asnjë vend në dëm të Kosovës

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan, ka lëshuar një kumtesë për medie për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Për çudi, në mbarë botën komisionet shtetërore i mbrojnë të drejtat e shtetit që e përfaqësojnë, ndërkaq në Kosovë ndodhë e kundërta, Komisioni Shtetëror ia falë mijëra hektarë tokë shtetit fqinj, por as nuk pendohet, as nuk ndëshkohet, përkundrazi lavdërohet. Përkujtojmë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi janë troje autoktone shqiptare, të përvetësuara nga Mali i Zi me mbështetjen e fuqive ndërkombëtare e veçanërisht të Rusisë, që nga Kongresi i Berlinit (1878) e këndej. Ua përkujtojmë atyre që kanë harruar, se çdo pëllëmbë të këtyre kufijve i kemi larë me gjakun tonë, jo vetëm ne si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe brezat paraardhës. Me asnjë çmim nuk do të lejojmë që të bëhet shënjimi kësaj vije kufitare ku i falen Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë. Prandaj, ua bëjmë me dije të gjithëve, edhe vendorëve, edhe ndërkombëtarëve se ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Me asnjë çmim nuk do të lejojmë që territori i Kosovës t’u falet fqinjëve malazezë, as atyre serbë, qoftë edhe me çmimin e jetëve tona”, përfundon kumtesa e nënshkruar nga Abdyl Mushkolaj, kryetar i Degës së OVL të UÇK-së në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …