Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të cilët po bojkotojnë seancat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se mos votimi dhe mungesa në këto seanca përbën shkelje të Kushtetutës. “Refuzimi për të marrë pjesë në votim përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues. Republika …
Më shumë...Lajmet
Adrian Gjini: Rikthimi i SHBA-ve në dialog është shpresë për Kosovën, mosmarrëveshjet me Serbinë nuk zgjidhen pa Amerikën
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vlerësuar si shpresëdhënëse deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi rikthimin në çështjen e dialogut Kosovë–Serbi. Gjini tha se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut është e domosdoshme dhe jetike për stabilitetin në rajon. Sipas …
Më shumë...LDK kërkon përgjigje nga Kurti për skandalin energjetik
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti, që të japë shpjegime lidhur me dyshimet për keqpërdorime në sektorin e energjisë. Ajo ka përmendur kompanitë EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., për të cilat ka aludime për shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të tregut …
Më shumë...Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit
Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar vendin të mbulojë nevojat përmes importeve, të cilat kanë kapur vlerën mbi 56 milionë euro. Këtë e bën të ditur eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, duke u bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të …
Më shumë...Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit
Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Gavrilo Milosavleviqit, një prej të akuzuarve për krimet e luftës të kryera në burgun famëkeq të Dubravës, ku më 22-24 maj 1999 u ekzekutuan mizorisht 109 të burgosur shqiptarë …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, pret ministrat e jashtëm në Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në Tiranë ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore, në kuadër të samitit të nivelit të lartë të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Ngjarja shënon përmbylljen e presidencës njëvjeçare shqiptare në këtë proces rajonal, që Shqipëria e ka mbajtur nga …
Më shumë...Gjykata në Prishtinë shpall të pafajshëm Gavrilo Milosavleviq për masakrën në burgun e Dubravës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues për Gavrilo Milosavleviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë masakrës në burgun e Dubravës në maj të vitit 1999. Vendimi është marrë të hënën nga gjykatësi Vesel Ismaili, i cili theksoi se nuk është provuar përtej çdo dyshimi të …
Më shumë...Gjykata në Hagë zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit
Gjykata speciale në Hagë ka marrë vendim për vazhdimin edhe për dy muaj të tjerë të masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, në kuadër të rastit ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit …
Më shumë...Bekim Çollaku: Kosova e zhytur në moçal politik, paqja nuk negociohet me praktikantë
Ish-ministri i Integrimit Europian dhe ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së fundit të Donald Trump, duke e cilësuar atë si një sinjal se administrata aktuale amerikane ka një kujtesë të qartë dhe vëmendje të kristalizuar për çështjen e Kosovës. Në një deklaratë për Euronews …
Më shumë...Kandiq sfidon Serbinë: Fton studentët të vendosin “Lulkuqen e Kosovës” në Batajnicë, vendin e varrezave masive
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në skenën politike dhe mediatike serbe, pas një propozimi simbolik që u drejtoi studentëve protestues në Beograd. Ajo u kërkoi atyre që, më 28 qershor – ditën e Vidovdanit – të vendosin …
Më shumë...Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e ardhshme lokale. Lushtaku theksoi se ende nuk ka asgjë zyrtare, por gatishmëria e tij për rikthim në udhëheqje mbetet e plotë. “Kur …
Më shumë...Prodhuesit vendor nisin betejë ligjore ndaj ZRrE-së: “Vendimi i padrejtë duhet të rrëzohet”
Shoqata e Prodhuesve Vendor, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka nisur një betejë ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji , duke kundërshtuar vendimin për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Sipas tyre, kjo masë po i ekspozon prodhuesit vendas ndaj çmimeve …
Më shumë...BE drejt ndalimit të gazit rus deri më 2027 – Italia anëtare e plotë e Aleancës Bërthamore
Në Luksemburg është mbledhur këtë mëngjes Këshilli i Energjisë i Bashkimit Evropian, me në fokus sigurinë energjetike dhe planin ambicioz për ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027. Komisioneri i BE-së për Energjinë, Dan Jorgensen, ka konfirmuar se propozimi legjislativ që do të …
Më shumë...Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore
Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit për nga dy muaj. Masa është vazhduar edhe për Hashim Thaçin, i cili nuk ka bërë kërkesë …
Më shumë...Nis gjykimi për masakrën e Mejës pa të akuzuarit – 53 serbë përballë drejtësisë në mungesë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur të hënën seanca fillestare për rastin e masakrës së Mejës dhe fshatrave përreth Gjakovës, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku në prill të vitit 1999 u vranë 370 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u zhvarrosën më vonë nga …
Më shumë...Donald Trump premton zgjidhje për çështjen Kosovë–Serbi: “Do ta zgjidh sërish”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të rikthehet për të zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e kujtuar rolin e tij gjatë mandatit të parë kur ndërmjetësoi Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator 2020. “Unë do ta zgjidh, sërish,” shkroi Trump në një postim …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
