Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kritikuar ashpër mënyrën si u organizua protesta kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Haradinaj e quajti protestën “për marre dhe qyqarllëk”, duke e akuzuar OVL-UÇK-në, se nuk pati guxim ta marrë përgjegjësinë publike për thirrjen e …
Më shumë...Lajmet
Presidenti Bajram Begaj në Asamblenë e NATO-s: Kosova është realitet i pakthyeshëm, NATO mbetet themeli i sigurisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e tij gjatë seancës plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi rëndësinë e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar Kosovën si “realitet të pakthyeshëm”. Begaj tha se vendet e rajonit e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër çmimin e paqes …
Më shumë...BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, por pa hapa thelbësorë financiarë
Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, nuk ka ende shumë hollësi lidhur me atë se cilat masa konkretisht janë shfuqizuar në këtë fazë. Në deklaratat zyrtare vetëm konfirmohet gatishmëria e institucioneve evropiane për të filluar një proces …
Më shumë...Altin Krasniqi: Nuk e votoj Albulena Haxhiun – as hapur, as fshehur
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka deklaruar se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për asnjë post institucional – as me votim të hapur, e as me të fshehtë. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, që sot kërkon konsensus, është po e njëjta parti që më parë ka …
Më shumë...Ilir Mirena: Deklarata e Albulena Haxhiut është skandaloze dhe e paprecedent
Gazetari Ilir Mirena ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila foli për një plan për të dëmtuar ministrin Faton Peci dhe qeverinë Kurti. Në emisionin Pressing në T7, Mirena e quajti këtë deklaratë “skandaloze”, sidomos pasi ende po zhvillohen hetime nga njësitë e krimeve …
Më shumë...Ardian Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vijë turp
Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet rreth hetimit ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se aksioni i Prokurorisë Speciale nuk duhet personalizuar. Gjini theksoi se Prokuroria është institucion dhe jo individ, duke kundërshtuar deklaratat që e cilësojnë këtë veprim si …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Aleanca do t’i kthejë Pejës qeverisjen shembullore në tetor
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për strukturat e partisë në Pejë, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë qytet. Në një postim publik, Haradinaj falënderoi udhëheqësit aktualë, aktivistët dhe bashkëpunëtorët politikë ndër vite, duke theksuar se përmes përkushtimit …
Më shumë...Bizneset protestojnë të enjten kundër daljes së detyruar në tregun e lirë të energjisë
Komuniteti i bizneseve në Kosovë do të protestojë të enjten, më 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që obligon daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Oda Ekonomike e Kosovës …
Më shumë...Oficerët e FSK-së diplomojnë me sukses në Akademinë Ushtarake në Kroaci
Më 27 maj 2025, në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo Tuđman” në Zagreb, kanë diplomuar me sukses Kolonel Valdet Berisha dhe Major Shpëtim Ujkani nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në “Kursin e Diplomacisë së Mbrojtjes”. Në këtë program, që përfshinte 20 oficerë nga katër shtete …
Më shumë...Fatmir Limaj dhe ambasadori suedez diskutojnë për krizën politike dhe stabilitetin në Kosovë
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks në rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për stabilitetin rajonal. Limaj ka vlerësuar mbështetjen e Suedisë në proceset demokratike në …
Më shumë...Burim Ramadani: Ligji mbi të gjithë, prokuroria meriton mbështetje
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas bastisjes së ndërmarrë nga Prokuroria Speciale në Ministrinë e Bujqësisë. Ai ka shprehur mbështetje të qartë për organet e drejtësisë, duke theksuar se ligji duhet të jetë mbi të gjithë. Në një postim në Facebook, Ramadani ka deklaruar …
Më shumë...“120 rroga, 0 përgjegjësi” – Performancë simbolike kundër bllokadës së Kuvendit
Mëngjesin e 27 majit 2025, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një performancë simbolike para ndërtesës së Kuvendit, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokadës së zgjatur në procesin e konstituimit të këtij institucioni. Performanca u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për ta konstituuar Kuvendin, që sërish dështoi. …
Më shumë...Komandanti amerikan: Situata në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, ka deklaruar se situata në veriun e Kosovës është aktualisht e qetë, por mbetet e brishtë për shkak të tensioneve të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Koloneli Helzer paralajmëroi se zona mbetet e prirë ndaj përshkallëzimeve të papritura, të nxitura …
Më shumë...Gjermania dëbon 70 persona drejt Kosovës – CDU kërkon intensifikim të fluturimeve të deportimit
Më 27 maj 2025, mediat gjermane raportuan se të hënën nga aeroporti i Hanoverit do të realizohet një tjetër fluturim dëbimi drejt Kosovës dhe Shqipërisë, ku pritet të deportohen rreth 70 persona. Sipas gazetës Die Welt, të dëbuarit janë ish-azilkërkues në Gjermani që nuk kanë fituar të drejtën e qëndrimit. …
Më shumë...Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, duke shënuar përpjekjen e 22-të të pasuksesshme. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit. Në votimin e fshehtë morën pjesë vetëm …
Më shumë...BDI shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami. Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, z. Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
