Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për mbajtjen në paraburgim të deputetës së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka eskaluar sërish situatën. Protestuesit, kryesisht aktivistë të partive opozitare, janë përplasur me policinë në momentin e kumtimit të vendimit nga Gjykata. Protestuesit kanë goditur me gurë në drejtim të Policisë, përderisa kjo e …
Më shumë...Lajmet
Shtyhet për 26 nëntor Seanca gjyqësore kundër Fatmir Limajt dhe katër zyrtarëve të tjerë
Seanca gjyqësore që ishte paraparë të mbahej sot kundër Fatmir Limajt dhe katër zyrtarëve të tjerë, të MTPT-së është shtyrë për 26 nëntor. Limaj bashkë me katër ish zyrtarë të tjerë: Nexhat Krasiniqi, Florim Zuka, Shpetim Telaku dhe Endrit Shala akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, edhe pse gjatë gjykimit …
Më shumë...BE kërkon nga opozita t’i respektojë institucionet
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i ka kërkuar opozitës që të tregojë më shumë respekt për institucionet e Kosovës. Përmes një postimi të afishuar në rrjetet sociale, Zyra e BE-së ka dënuar dhunën e shfaqur si dhe ka kërkuar përmbajtje në mënyrë që të lejohet funksionimi normal i shkollave …
Më shumë...VV: Të ndalet përndjekja e deputetëve të opozitës
Vetëvendosje ka kërkuar ndaljen e përndjekjes së deputetëve opozitarë. Përmes një reagimi të afishuar për medie, Vetëvendosje ka vlerësuar se policia po i përgjigjet urdhrave të kryeministrit, Mustafa dhe zëvendëskryeministrit, Thaçi. Sipas këtij subjekti, Thaçi e Mustafa janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos …
Më shumë...GJK: Granata e sotme, sfidë ndaj rendit kushtetues të vendit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar ndaj granatës së gjetur brenda oborrit të këtij institucioni. Në reagimin për medie, Kushtuetuesja ka vlerësuar se ky akt i dhunshëm ka për qëllim frikësimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve tjerë të Gjykatës Kushtetuese, dhe si i tillë paraqet sulm direkt kundër vet rendit kushtetues …
Më shumë...Policia ka rrethuar shtëpinë e deputetes së Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës sot kanë filluar aksionin për arrestimin e katër deputetëve të opozitës: Albin Kurti, Faton Topalli, Donikë Kadaj Bujupi dhe Albulenë Haxhiu. Deri tani policia ka arrestuar vetën deputeten, Bujupi. Policia aktualisht është duke bërë përpjekje për ta arrestuar deputeten e Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu, e …
Më shumë...Gjykata vendos masën e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim për Donika Kadaj-Bujupin
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar deputetës së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi masën e sigurisë, paraburgim për 30 ditë. Ky vendim u bë me kërkesë të Prokurorisë. Gjykata Themelore në Prishtinë sot mbajti seancën dëëgjimore, me rastin e vendosjes, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës …
Më shumë...AAK: Organet e drejtësisë të mos zbatojnë urdhrat e të korruptuarve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e deputetes, Donika Kadaj-Bujupi. Ky subjekt politik, përmes një komunikate për medie, i ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit për të zbatuar urdhrat e të korruptuarve dhe kriminelëve institucionalë: Mustafa, Thaçi dhe …
Më shumë...EULEX-i dënon 6 pjesëtarë të ROSU për shkak të ‘Civilna Zastita’
Në Kosovë dënohen edhe policët, nëse reagojnë ndaj strukturave paralele serbe. Ky është vendimi skandaloz i Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila shqiptoi dënimet për 6 pjesëtarë të njësive speciale – ROSU. Ky rast ka të bëjë me ngjarjet e 7 dhe 8 janarit të vitit 2013, kur njësitë speciale …
Më shumë...Njësitë policore neutralizojnë mjetin shpërthyes në Gjykatën Kushtetuese
Njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një granate dore në Gjykatën Kushtetuese. Sot rreth orës 8:00 të mëngjesit, Policia ka pranuar informacionin se një mjet i dyshimtë gjendej në oborrin e ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht pranë gjeneratorit. Me këtë rast, …
Më shumë...Bandat serbe i kthejnë prapa zyrtarët e Qeverisë në veri
Bandat serbe sot kanë pamundësuar vizitën e ministrit të Financave, Avdullah Hoti në pikën doganore të Jarines në veri të Kosovës. Bashkë me të po udhëtonte edhe drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna. Me këtë rast, ata u detyruan të kthehen prapë në jug të Mitrovicës. Poashtu mësohet se …
Më shumë...Mustafa e Thaçi udhëtojnë në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë udhëtuar në Bruksel. Gjatë qëndrimit zyrtar, delegacioni i Kosovës do të zhvillojë takime me kryetarin e Komisionit Evropian, Martin Schulz, komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika …
Më shumë...Opozita e bashkuar e patundur në kërkesat dhe veprimet e veta
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, gjatë takimit në selinë e Vetëvendosjes janë shprehur të vendosura të mos lejojnë normalitet të pozitës në Kosovë deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari i NISMËS Fatmir …
Më shumë...Dy deputetë opozitarë u alivanosen nga lotsjellësi
Gazi lotsjellës i hedhur në mjediset e mbyllura të Kuvendit të Kosovës, ka shkaktuar alivanosjen e dy deputetëve opozitarë. Fillimisht, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është alivanosur nga gazi lotsjellës, për çka është dërguar menjëherë në emergjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkaq edhe Albin Kurti është alivanosur prej sprejit …
Më shumë...Prokuroria fletë-arrest për Albin Kurtin, Albulenë Haxhiun, Donika Bujupin dhe Faton Topallin
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletë arrest për katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së. Fletë arresti është lëshuar për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj,-Bujupi dhe Faton Topallin.
Më shumë...VV: Kuvendi po mban mbledhje ilegale
Vetëvendosje, përmes një reagimi të shprëndarë në rrjetet sociale, ka thënë se Kuvendi i është kthyer përsëri takimeve ilegale në byfe. Sipas Vetëvendosjes, Qeveria është e gatshme të trazojë gjithë vendin vetëm për t’i qëndruar besnike Serbisë. Ky subjekt ka shprehur vendosmërinë që të mos tolerojë veprimet e Qeverisë. “Deputetët …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
