Lajmet

Procesi i përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj është bllokuar nga kryetarja Jahjaga

Pasi kryetarja Jahjaga  nuk po i dekreton propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe procesi i përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj është bllokuar. Në Zyrën e kryetares  thonë se shumica e propozimeve janë emra politikë, çka bie në kundërshtim me Ligjin, sipas të cilit, në shërbimin diplomatik të Kosovës duhet …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë kushtetutshmërinë e AKS-së

Ambasadori amerikan  në Serbi, Michael D. Kirby, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe më parë me pjesët e tjera të marrëveshjeve të Brukselit, që në prill të vitit …

Më shumë...

Prishtina ende nuk zbardh rrethanat e vrasjes së Ndrecajt dhe Rizajt

Megjithë përpjekjet e medieve për të mësuar versionin e institucioneve të Kosovës mbi ngjarjet në Kumanovë, Prishtina zyrtare ende nuk ka kërkuar zyrtarisht sqarime nga ana e autoriteteve të Maqedonisë. Kësisoj, luftimet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, vazhdojnë të jenë të mjegulluara nga paqartësitë. …

Më shumë...

Mustafa: Kemi përkrahje ndërkombëtare për Forcat e Armatosura

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur optimist për ndihmën e ndërkombëtarëve në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se fillimisht duhet të bindet Beogradi që ka gisht në votën e Listës ‘Srpska’. Sipas tij, për krijimin e ushtrisë së Kosovës ekziston edhe …

Më shumë...

Gjuriq: Prishtina po refuzon Bashkësinë e Komunave Serbe

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Prishtina po refuzon nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Në një prononcim për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, ai ka thënë se përgjatë tri viteve të fundit të bisedimeve, nuk …

Më shumë...

Veseli: Në seancën e radhës nuk diskutohen amendamentet kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se nuk do të ketë seancë tjetër për ri-procedimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale. Gjatë takimit të sotëm, ai nuk ka arritur t’i bind shefat e grupeve parlamentare për përafrimin e qëndrimeve rreth ri-procedimit të ndryshimeve kushtetuese për …

Më shumë...

Vuçiq: Beogradi dha gjithçka nga vetja

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, kryeministri serb Aleksandër Vuçiq në një paraqitje për medie, ka deklaruar se “Beogradi ka dhënë gjithçka nga vetja, për të arritur marrëveshje”. Kreu i Qeverisë serbe ka bërë të ditur se më së shumti qëndrimet mes palëve janë përafruar për telekomin. Përndryshe, në takimin …

Më shumë...

Ministria e Bujqësisë fillon pagesat për grurë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit e subvencioneve për grurë. Janë mbi 5 milionë euro që do të shpërndahen tek 9148 përfitues, ndërkohë që janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve të tjerë. Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka sqaruar se vendimi që …

Më shumë...

Kuçi nënshkruan Marrëveshje me homologun e tij gjerman

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me homologun e tij gjerman, Heiko Mass. Me këtë rast, ministri Kuçi ka shprehur falënderimin ndaj Gjermanisë për qasjen e saj ndaj Ballkanit dhe Kosovës. Ai shprehu poashtu përkushtim për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy vendeve. Në …

Më shumë...

Jahjaga takohet me kongresistin Engell

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në një takim kongresistin amerikan, Elliot Engel i cili ishte shoqëruar edhe nga ambasadorja, Tracey Ann Jacobson. Kryetarja Jahjaga dhe kongresisti Engel biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, përpjekjet për sundimin e rendit dhe ligjit si dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Sipas njoftoi …

Më shumë...

Prodhuesit e Qumështit kërkojnë mbrojtje nga Qeveria

Prodhuesit dhe Përpunuesit e Qumështit edhe sot kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjendjes së rëndë të këtij sektori. Duke kërkuar ndalimin e prodhimeve të importit që po dëmtojnë seriozisht prodhimin vendor të qumështit, prodhuesit e qumështit kanë shpërndarë qumësht falas për qytetarët, …

Më shumë...

Merkel kërkon nga Mustafa kompromise me Serbinë

Kryeministri, Isa Mustafa sot është pritur në Berlin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Me këtë rast, kryeministrit të Kosovës i ishte rezervuar një pritje e veçantë e me nderime shtetërore nga Garda e Nderit. Në konferencën e përbashkët e përbashkët për medie, kancelarja gjermane ka paraqitur kërkesat e Berlinit, që …

Më shumë...

Delawie, ambasadori i ri amerikan në Kosovë

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zyrtarizuar diplomatin, Greg Delawie si ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Diplomati, Greg Delawie nga shteti i Virxhinias do të zëvendësojë në këtë pozitë ambasadoren, Tracey Ann Jacobson në mandatin e saj trevjeçar si përfaqësuese diplomatike e Uashingtonit në Kosovë. Greg Delawie …

Më shumë...

Jabllanoviq: Nuk pranojmë të trajtohemi si OJQ

Kryetari i Listës ‘Srpska’ ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se Bashkësia e Komunave serbe nuk do të jetë organizatë jo-qeveritare. Në një prononcim për të përditshmen serbe ‘Veçernji Novost’, ai ka paralajmëruar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për siç ka thënë ai, themelimin e bashkësisë së komunave serbe. “Prishtina është …

Më shumë...

Haradinaj: Shumë kohë ia ka dhënë OKB-së për ta bërë ligjin në Kosovë, tash u bë mjaft

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Tribuna Channel thotë se është po ai i vitit 2004, kur pati lënë postin e kryeministrit për t’a përfillur kërkesën e drejtësisë ndërkombëtare. Mirëpo, tani po e shohim një realitet të ri. Nëntë vjet, Kosova, i ka dhënë mundësinë OKB-së për …

Më shumë...

Amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale s’ mund të kthehen më në Kuvend

Tri partitë e opozitës: Vetëvendosje, AAK  dhe NISMA për Kosovën kanë publikuar  një deklaratë të përbashkët rreth mundësisë së kthimin në Kuvend të amendamenteve për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata kanë deklaruar njëzëri  se amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale nuk mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës. “Vendimi i …

Më shumë...