Lajmet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qortojnë përsëri Qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara

Gjatë gushtit të këtij viti, autoritetet amerikane i bënë dy paralajmërime të paprecedentë Qeverisë së Kosovës për aksione  të pakoordinuara që kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës. Ky shqetësim u shpreh në komunikatat zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat u theksuan nga zëdhënësi Metju Miller dhe …

Më shumë...

Shumë qytetarë serbë u tubuan para objektit që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicën e Veriut

Shumë  qytetarë serbë u tubuan sot para një objektit që ishte përdorur nga komuna paralele serbe, në Mitrovicë të Veriut, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë. Ata  punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë. Tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën …

Më shumë...

Albulena Haxhiu: Do të ketë ndryshime në udhëzimin administrativ në rastet e akuzave për pengim të drejtësisë, jo për krime lufte!

Institucionet kryesore të Kosovës, përfshirë zyrat e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë, nuk iu kanë përgjigjur  kërkesës urgjente të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit për shtimin e buxhetit të mbrojtjes. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte premtuar se ndryshimet në udhëzimin administrativ do të ndikojnë vetëm në …

Më shumë...

KFOR-i, kryen rotacionin e forcave rezervë, trupat italiane i zëvendësojnë ushtarët nga Greqia dhe Bullgaria

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Misioni paqeruajtës i KFOR-it, ka njoftuar për rotacionin e rëndësishëm të forcave rezervë, Trupat italiane nga rezervat e kanë përfunduar dislokimin e tyre dhe do të zëvendësojnë rezervat që po largohen nga Greqia dhe Bullgaria. Sipas komunikatës zyrtare, repartet e reja përbëhen nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë i Brigadës …

Më shumë...

Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak, thonë, Sonja Biserko, Nenad Çanak dhe Mark Baskin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak, dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin. Treshja Biserko, Çanak dhe Baskin njoftuan mbi një plan të mundshëm të Beogradit për …

Më shumë...

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë është në prag të një fitoreje historike në shtetin lindor të Turingenit

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë është në prag të një fitoreje historike në shtetin lindor të Turingit, sipas parashikimeve të fundit. AfD pritet të sigurojë 32.8% të votave, duke lënë pas me nëntë pikë CDU-në, konservatore dhe duke mposhtur partitë qeverisëse të Gjermanisë me një …

Më shumë...

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të rritur pagën minimale nga 250 në 350 euro ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të rritur pagën minimale nga 250 në 350 euro ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e tij, pasi sipas ligjit, për një vendim të tillë është e nevojshme që Qeveria të konsultohet me Këshillin Ekonomik Social ose të paktën ta informojë atë para …

Më shumë...

Në Prishtinë fillon mësimi gjithë ditor, eksperimental, në pesë shkolla fillore, për vitin shkollor 2024-2025

Në vitin e ri shkollor 2024-2025, pesë shkolla fillore publike në Prishtinë do të fillojnë të zbatojnë një program të ri të mësimit gjithë ditor për nxënësit e ciklit të ulët (klasat 1-5). Ky vendim u mor nga Komuna e Prishtinës dhe synon të ofrojë një qasje më të integruar …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Mësimi gjithë ditor në Prishtinë është një prej arritjeve më të mëdha në arsim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka  vënë në pah rëndësinë e reformave të reja në arsimin e Prishtinës. Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë pak kohë për të kuptuar punën që është bërë për zbatimin e mësimit gjithë ditor në disa shkolla të kryeqytetit. Në mesazhin e tij, …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Eksperimentimi me politikat e arsimit krijon kaos dhe dëmton fëmijët

Besnik Tahiri

Kryetari  i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dërguar një mesazh urimi për nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke ngritur shqetësime mbi politikat arsimore të qeverisë. Përmes një video mesazhi, Tahiri kritikoi eksperimentimet me politikat e arsimit, duke i cilësuar ato si shkaktare …

Më shumë...

Përpjekjet për ndërkombëtarizimin e Vjosës si trashëgimi botërore të UNESCO-s

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ekspertët e misionit të UNESCO-s, ka vazhduar përgatitjen e dosjes për të shpallur Vjosën si pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore. Kryeministri Edi Rama ndau foto të specialistëve që janë angazhuar në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për …

Më shumë...

Sot në tërë Kosovën filloi viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Shkollë

Sot në vendin tonë filloi viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se  me kohë janë  bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, në koordinim me komunat. Ajo ka njoftuar se aplikimi i prindërve …

Më shumë...

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se çfarëdo vendimi që të marr Këshilli Drejtues ai do të pajtohet

Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se çfarëdo vendimi të marrin Këshilli Drejtues do të jetë në krye të tyre. Ai ka kritikuar përsëri qasjen e Qeverisë Kurti, pasi është e gabuar, sepse ata veprojnë me teke e inate. Nëse, vendosin për protestë apo grevë, do të jem në krye …

Më shumë...

Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos. Urime viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit, veçanërisht për ata që nisin …

Më shumë...

Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se do vijë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës të dialoguesve, në Bruksel

Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Emisari  i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se do të bëjë  një vizitë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel. Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, në Forumin Strategjik të Bledit të këtij …

Më shumë...

NATO është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i autoritetet e Kosovës në veri, kundër strukturave paralele serbe

NATO është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i së premtes nga autoritetet e Kosovës në veri, kundër strukturave paralele serbe. Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, ka thënë se veprimet ishin të pakoordinuara. Jemi shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës që nuk ishin të koordinuara me …

Më shumë...