Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar se Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste. Gjatë fjalës në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovë, ai theksoi më tutje se çmimi i qeverisjes së vendit nga kjo qeveri, është i papërballueshëm për të gjithë qytetarët pa përjashtim, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike përgjatë historisë 35-vjeçare. Prandaj prezenca jonë është jetike, e domosdoshme, prandaj zgjedhjet e ardhshme duhet t’i merrni si jetike. LDK-ja dhe PShDK-ja kanë edhe potencial politik, edhe njerëzor, edhe profesional, por mbi të gjitha kanë vullnet dhe dije që postulatin e djathtë, identitar të Republikës së Kosovës, një Kosovë shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, njohësi e përhershme me ShBA-në” theksoi mes tjerash, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …