Lajmet

Time Kadrijaj: Do të votojnë shpërndarjen e Kuvendit, vetëm në rast se ofrohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Kadrijaj u shkruan ambasadorëve në lidhje më kërkesave të shtetasve kosovar që kanë kërkuar riatdhesim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur për   dërgimin e letrës nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draft-statutit për Asociacionin. Në një deklarim për media, Kadrijaj …

Më shumë...

Ambasada gjermane, thotë se Kosova është dashur ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese para takimit të Këshillit të Evropës

Ambasada gjermane, në Prishtinë. ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se Kosova është dashur ta dërgojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Sot ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se …

Më shumë...

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projekt-statut lidhur me Asociacionin

Pas  publikimit të lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projekt-statut lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrih Ebert, ka reaguar Partia Socialdemokrate. Ajo ka  thënë se letra e ministres të Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dërguar Byrosë …

Më shumë...

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Podgoricë e vlerësoi këtë si projekt frymëzues që do të hap sipas tij shtigje të reja në rrugën e integrimit dhe nxitjen e tregtisë. Në nisje të punimeve të Samitit, kryeministri Edi …

Më shumë...

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme ka deklaruar  se partia të cilën ai e drejton  asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, duke përfshirë këtu edhe LDK-në. Krasniqi shprehet se prioriteti …

Më shumë...

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Xhavit Haliti

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për të garantuar zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit në një periudhë kohore prej katër apo pesë muajsh. Ai argumenton se në këtë periudhë të vështirë, me raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare në një …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Albin Kurti duhet të japë dorëheqje, dhe të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka drejtuar kritika të forta ndaj qeverisjes së tanishme, duke e akuzuar për politika të gabuara që kanë sjellë Kosovën në një gjendje kaq të rëndë. Kryetari, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për situatën aktuale është dorëheqja e Albin Kurtit nga posti i …

Më shumë...

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Në Londër kemi diskutuar për zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëdhëniet e mira me Anglinë

Ministri iMbrojtjes, Ejup Maqedonci u prit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, nga ambasadori, Ilir Kapiti dhe stafi i Ambasadës. Ministri takoi bashkatdhetarët e tij për të biseduar për zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë. Ai  i njoftoi bashkatdhetarët për mbështetjen që Qeveria e Kosovës …

Më shumë...

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje. Në takim, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviq  akuzuan njëri-tjetrën, ndërsa BE-ja shprehu keqardhjen për mungesën e gatishmërisë për kompromis. Ndërkohë, asnjë vendim konkret nuk u mor për periudhën kalimtare të ndalimit të …

Më shumë...

Peter Stano: Takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit, dështoi pasi palët nuk ishin të gatshme për kompromis

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Pas një takimi disa muajsh në Bruksel për çështjen e dinarit, Bashkimi Evropian njoftoi se palët nuk ishin të gatshme për zgjidhje kompromisi. Megjithatë, për disa çështje të veçanta, u arritën pajtime, por diskutimet për shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të një entiteti biznesor nuk ishin të suksesshme. Zëdhënësi i …

Më shumë...

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, thotë se takimet do të mbahen kur palët të tregojnë gatishmëri për zgjidhje

Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk arriti  marrëveshje në takimin e Brukselit me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të pritur përsëri kryenegociatorët kur ata tregojnë gatishmëri për një zgjidhje rreth çështjes së dinarit. Praktikisht për herë të …

Më shumë...

Nik Gjeloshaj: Kosova është e obliguar për Asociacionin nëpërmjet marrëveshjeve ekzistuese

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka diskutuar për çështjen e Asociacionit në Kosovë. Ai theksoi se Kosova, si shtet, është obliguar për Asociacionin nëpërmjet marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara. Në marrëveshjet e Ohrit dhe të Brukselit, është specifikuar që Asociacioni është pjesë e tyre. Është e pakuptimtë që Kosova …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza. Ai para mediave, të mërkurën ka falënderuar kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar që përkrahën qëndrimin e tij në lidhje me votimin e …

Më shumë...

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për korrupsion, derisa thotë se zgjedhja e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje. …

Më shumë...

SBASHK-u ka bërë thirrje që të mos nënshkruhet një version i kontratës së punës për punëtorët e sektorit të arsimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar pasi kohëve të fundit është duke qarkulluar një version i kontratës së punës për punëtorët e sektorit të arsimit, ku ka bërë thirrje që të mos nënshkruhet pasi konsiderohet e dëmshme. SBAShK-u ka thënë se kontrata është e dëmshme dhe …

Më shumë...