Edhe pas paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Bashkimi Evropian ende nuk ka arritur ta caktojë datën e takimit të kryenegociatorëve të dialogut, Kosovë-Serbi Në BE thonë se për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve do të njoftojnë me kohë. Në anën tjetër, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thonë se progresi në dialog mund të bëhet vetëm kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Derisa janë skeptik se fryma konstruktive e Serbisë në kuadër të CEFTA-s, të reflektojë edhe në dialogun e Brukselit. Pavarësisht takimeve në dialog, progres në dialog nuk shohin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
