Abelard Tahiri: Hashim Thaçi ishte i qetë dhe i fortë, beson se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Abelard Tahiri, ka ndarë një mesazh pas vizitës së tij të radhës në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ky udhëtim ishte ndryshe nga vizitat e mëparshme gjatë gjashtë viteve të fundit. Tahiri ka treguar se ishte i prekur kur e takoi Thaçin pas shpalljes së aktgjykimit, të cilin ai e konsideron të padrejtë. Megjithatë, sipas tij, Thaçi ishte i qetë, i fortë dhe i bindur se drejtësia do të triumfojë në procesin e apelit. “U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë. E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar Tahiri. Ai bëri të ditur gjithashtu se Thaçi u ka dërguar përshëndetje qytetarëve që po protestojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara. “Ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, shkroi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gervalla

Njerëzit kërkojnë vetëm që Donika Shwarc të rikonfirmojë publikisht nëse ka dërguar apo jo prova në Gjykatën Speciale

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është bërë “objektiv i …