Daut Haradinaj kërkon bashkërendim pas aktgjykimit të Hagës: “Politika duhet të ulet në tavolinë urgjentisht”

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka kërkuar bashkërendim të hapave të mëtejshëm pas aktgjykimit dënues të gjykatës speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar se përballë kësaj situate nevojitet tejkalimi i politikave të përditshme. Haradinaj ka thënë se strategjia ndaj asaj që ai e cilëson si “gjykatë politike” nuk mund të mbetet vetëm në kuadër të një strategjie shtetërore, por kërkon një qasje më të gjerë dhe gjithëkombëtare. Sipas tij, institucionet dhe faktorët politikë duhet të bashkërendojnë hapat me njëri-tjetrin, por edhe me Shqipërinë dhe aleatët ndërkombëtarë. “Duhet bashkërendim i hapave të mëtejshëm me secilin faktor vendor dhe me aleatët ndërkombëtarë. Nuk është momenti për të hedhur topin nga njëra palë te tjetra, as për t’ia kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka theksuar se zhvillimet e fundit kërkojnë reagim të përbashkët politik dhe institucional, duke iu referuar edhe protestave të qytetarëve në Prishtinë. “Populli është në sheshe. Politika duhet të ulet në tavolinë. URGJENTISHT! Dhe jo të ulen skutave për pushtet, por për ide dhe reagime shtetërore, bashkë me Shqipërinë dhe aleatët tanë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gervalla

Njerëzit kërkojnë vetëm që Donika Shwarc të rikonfirmojë publikisht nëse ka dërguar apo jo prova në Gjykatën Speciale

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është bërë “objektiv i …