Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, te varrezat e Vëllezërve Bytyqi, duke kritikuar mungesën e Batalionit “Atlantiku” në këtë ceremoni. Sadiku ka thënë se kjo është hera e parë që një zyrtar shtetëror, gjatë vizitës te varrezat e Vëllezërve Bytyqi, nuk është pritur nga pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”. “Hera e parë që një zyrtar shtetëror, te varrezat e Vëllezërve Bytyqi, nuk pritet nga Batalioni ‘Atlantiku’. Përçarës, ndalu pak. Gishtin në kokë. Shqiptarë jemi. S’ta kemi borxh. Jo ne. Jo rinia. Aq më pak Kosova”, ka shkruar Sadiku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
