Lajmet

Pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it, karabinierë italianë, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po monitor0in situatën, në Varagë

Pjesëtarë të KFOR-it hungarez, të EULEX-it, karabinierë italianë, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë duke monitoruar për së afërmi situatën në Varagë, të Zubin Potokut. Gjendja paraqitet e qetë dhe më stabile, pas riparimit të tubave të ujit. Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar  sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, në Zubin Potok. Ai ka thënë se sulmi i tillë cënon jetën e qytetarëve në Kosovë dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin perëndimor. Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë …

Më shumë...

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin, Ismet Bahtijarit, pasi pretendon se ende ka rreziqe në pengimin e procesit

Gjykata Speciale, në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë dorëzimet mbi rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri më 26 gusht 2024, me përgjigjet dhe replikat që ndjekin afatin e caktuar në Rregullën 76 të Rregullave. Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se gjykatësja e procedurës paraprake ka konstatuar se ekzistojnë arsye të qarta, me të cilat besohet se Bahtijari mund të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë krime të tjera. Prokuroria në parashtrimet e saj kishte për bazë konstatimet e gjyqtarit në vendimin e katërt të vazhdimit të paraburgimit ndaj Bahtijarit, i cili kishte konstatuar se asnjë mënyrë e lirimit me kusht nuk mund t’i zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese.

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin, Ismet Bahtijarit, duke konstatuar që ende ekzistojnë rreziqe që ai të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra të tjera penale, dhe se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit Ndërsa sipas …

Më shumë...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, dënon fuqishëm sulmet në veri dhe mbështet hetimet për sulmet e tilla

Jeffry Hovenier

Ambasadori amerikan  në Kosovë, Jeffry Hovenier, ka reaguar ashpër kungër shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok dhe sulmeve të fundit në veri. Hovenier ka dënuar fuqishëm sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës më 29 nëntor dhe ka bërë thirrje për një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e rastit. Amerika …

Më shumë...

Aivo Orav, dënon sulmin në kanalin Ibër-Lepenc: Kërkohet drejtësi për përgjegjësit

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar ndaj shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke e cilësuar si një incident të rëndë që ka dëmtuar furnizimin me ujë për pjesë të mëdha të Kosovës. Orav ka dënuar ashpër sulmin dhe ka bërë të …

Më shumë...

Jonathan Hargreaves: Ambasadori britanik kërkon hetim të shpejtë për sulmin ndaj infrastrukturës kritike

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke e cilësuar incidentin si një sulm  me pasoja të rënda për furnizimin me energji dhe ujë. Hargreaves ka theksuar rëndësinë e një hetimi të shpejtë dhe të plotë për këtë rast, duke …

Më shumë...

Dëgjohen dy dëshmitarë kryesorë në gjykimin për krime lufte ndaj Sllagjan Trajkoviq

Në seancën gjyqësore të mbajtur ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sllagjan Trajkoviq, janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve kryesorë, Avni Selimi dhe Avni Melenica. Trajkoviq akuzohet për vrasje, torturë, dëbime, dhe trajtime çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Vushtrrisë. Avni Selimi, në dëshminë e tij, …

Më shumë...

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet në veri, të cilat i konsideron akte terroriste

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet në veri, të cilat i konsideron akte terroriste

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar kundër  sulmeve që kanë ndodhur në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato si “akte terroriste” të papranueshme dhe një “kërcënim serioz” për sigurinë dhe demokracinë e vendit. LDK-ja ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe …

Më shumë...

Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër dhe kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar në orët e vona vendin e shpërthimit në Varaga të Zubin Potokut. Nga vendngjarja, ai dënoi aktin që dëmtoi kanalin ujor dhe bëri thirrje për zbardhjen e rastit, duke shprehur shqetësimin për ndërprerjen e …

Më shumë...

Ferronikeli: Dëmtimi i kanalit të Ibër-Lepencit rrezikon funksionimin e kompanisë

Ferronikeli: Dëmtimi i kanalit të Ibër-Lepencit rrezikon funksionimin e kompanisë

Kompania Ferronikeli  ka shprehur shqetësim të thellë pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për operacionet e saj prodhuese. Sipas një deklarate, dëmtimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një komponent kyç …

Më shumë...

Kryeministri Kurti, shpërthimin në Zubin Potok e konsideron akt terrorist dhe kërkon vetë-përmbajtje nga qytetarët

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, të cilin e ka cilësuar  akt terrorist. Ai theksoi se shpërthimi kishte për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës, duke ndërprerë furnizimin me rrymë dhe ujë për disa pjesë …

Më shumë...

Ramush Haradinaj kritikon Qeverinë për shpërthimet në Ibër dhe Zubin Potok

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të sotëm në kanalet e Ibër Lepencit, duke e quajtur këtë ngjarje një tregues të politikave të gabuara dhe mungesës së qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj theksoi se kjo situatë po rrezikon infrastrukturën strategjike të vendit …

Më shumë...

Deputeti, Alban Bajrami, e quan kusht të padrejtë ndërlidhjen e Asociacionit me Këshillin e Evropës

AKS

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Alban Bajrami, iu ka  kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili i kërkoi Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë draft-statutin Evropian për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, pasi  Kosova mund ta humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës sepse janë nëntë vende brenda …

Më shumë...

Ministria e Punëve të Brendshme është shpenzuesja më e madhe në kontratat e negociuara të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023

Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës është shpenzuesja më e madhe në kontratat e negociuara të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, raporton Anadolu. Kështu ka bërë të ditur analizua nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), të cilët mbajtën …

Më shumë...

Pjetër Shala, përveç 18 vjet burg është urdhëruar nga gjykata, për zhdëmtim të ‘viktimave’ në shumën prej 208 mijë eurove

Pjetër Shala

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, është urdhëruar për zhdëmtim të viktimave të tij në shumën prej 208 mijë eurosh. Shala ishte dënuar me 18 vjet burg më 16 korrik nga Gjykata e Specializuar për krime lufte …

Më shumë...

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor

FSSHK: Sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet tëishte shqetësim shtetëror

Federata e  Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave. Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë. “Me këtë protestë, …

Më shumë...