Vladimir Putin: Rebelimi i armatosur nga forcat mercenare të grupit Wagner përbën tradhti kombëtare dhe do të ndëshkohet rëndë

Vladimir Putin, i vlerëson bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite. Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit. “Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg. “Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin. Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me Amerikën në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë. “Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe Amerikës, tha Putin. Pas bisedimeve në Riad, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni dhe Moska janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …