Lajmet

Autoritetet serbe, në pikë-kalimin në Merdarë, kanë arrestuar shtetasin e Kosovës Tefik Mustafa

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore

Autoritetet serbe kanë arrestuar Tefik Mustafën. Familjarët e tij tregojnë se ai është dërguar në Beograd, ndërsa sqarojnë  se familjari i tyre nuk kishte qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Në lidhje me rastin, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë kërkuar reagim ndërkombëtar. Ishte nisur për në Slloveni, por …

Më shumë...

Tomas Szunyog: Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe, në mënyrë që të përfitojë nga fondi prej 6 miliardë euro i BE-së

Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë i kanë bërë thirrje qeverisë që të përmbush  kushteve që iu kanë vendosur Kosovës, në mënyrë që vendi të mos humbas shansin që të përfitojë nga fondi 6 miliardë euro i Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të ri të Rritjes për …

Më shumë...

Olaf Scholz: Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenojë Rusinë

Olaf

Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenojë Rusinë”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai tha se Moska duhet ta ketë të qartë se aleanca ushtarake do të jetë e gatshme për ta mbrojtur veten, nëse është e nevojshme. Duke folur …

Më shumë...

Benjamin Netanyahu: Fundi i luftës do të ndodh vetëm pasi Hamasi të shkatërrohet

Katari, Egjipti dhe Amerika  i kanë bërë thirrje Hamasit dhe Izraelit që të finalizojnë një marrëveshje që mishëron parimet e përshkruara nga presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj 2024. Nndçrkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë  tha se nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor në Rafah pasi spitali i fundit pjesërisht funksional …

Më shumë...

Fronti Evropian ka lëshuar një deklaratë politike

Fronti Evropian ka mbajtur sot mbledhje në Tetovë ku kanë miratuar një deklaratë politike nëpërmjet së cilës kanë paraqitur qëndrimin e tyre ndaj pushtetit aktual në Maqedoninë e Veriut. Në këtë deklaratë thuhet se koalicioni i ri qeverisës “shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk …

Më shumë...

Gori: Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në KE

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë intervistës për gazetën serbe “Politika” ai ka thënë se në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kjo çështje nuk u …

Më shumë...

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se partitë opozitare duhet të bashkohen për ta rrëzuar kryeministrin Kurtin

Besnik Tahiri: Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se partitë opozitare duhet të bashkohen për ta rrëzuar kryeministrin, Albin Kurtin. Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të angazhohet për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe se për këtë qëllim, do të ju drejtohet edhe qytetarëve …

Më shumë...

Kryeministri Kurti ka ftuar afaristët shqiptar që jetojnë të Turqi të vijnë të investojnë në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar afaristët shqiptar që jetojnë të Turqi të vijnë të investojnë në Kosovë. Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë një darke me ta, kryeministri, Albin Kurti i njoftoi me progresin që Kosova ka shënuar në rrafshin ekonomik në tri vitet e fundit, duke theksuar rritjen për …

Më shumë...

Çitaku: Nuk ka asnjë marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së

Vlora Çitaku

Duke komentuar zërat mbi mundësinë e përafrimit në mes të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar një gjë të tillë. Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së përveç kërkesës për të shkuar sa më pare në …

Më shumë...

Mustafi: Me mendje e zemër uroj që të kemi më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc

Kandidati nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka uruar që të ketë më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc. Gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, ai ka porositur qytetarët që ta ruajnë dhe të mbrojnë identitetin kombëtar dhe të ketë zhvillim politik, ekonomik …

Më shumë...

Netanyahu: Nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi. “Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se …

Më shumë...

Ministri, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhje

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhje lokale që po mbahen në Serbi. Ai ka shkruar se nëpërmjet pjesëmarrjes në këto zgjedhje, shqiptarët shfaqin vullnetin e tyre politik dhe ndërtojnë të ardhmen që dëshirojnë. “Përshëndes …

Më shumë...

OEK-u dhe EIC i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga fondi 6-miliardësh i BE-së

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga fondi 6-miliardësh i Bashkimit Evropian. Ata kanë thënë se kërkesa e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, që Kosova sa më shpejt ta heqë …

Më shumë...

Rritje e ndjeshme e rasteve me tumore

Nga të dhënat e Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet për rritje të ndjeshme të rasteve me tumore krahasuar me vitet paraprake. Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi ka thënë se rritja është nga 10 deri në 15 për qind më shumë se sa vitet e përparshme. …

Më shumë...

MPJD ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi

MPJD e fton Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi. “Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë …

Më shumë...

Gjermania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura

Gjermania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura. Për shkak të tyre, në disa zona janë shkaktuar përmbytje dhe qarje të digave. Euronews njofton se banorëve në shteteve të Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar që të jenë të kujdesshëm, ndërkohë që …

Më shumë...