Franca beson se me blerjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale, Serbia hodhi një hap më larg Rusisë dhe më pranë kampit perëndimor. Francezët besojnë se blerja e këtyre avionëve për 2.7 miliardë euro krijon varësi teknologjike dhe se ky është një sinjal që, siç tha Macron, tregon një ndryshim strategjik. Gazetari Andreas Ernst, i cili prej shumë vitesh raporton nga Ballkani për gazetën zvicerane “Noje Zyhrer cajtung” e vë në dyshim një gjë të tillë. Edhe pse Beogradi ka mbështetur rezolutat e OKB-së kundër agresionit të Rusisë, dhe në të njëjtën kohë ka furnizuar ushtrinë ukrainase me municione, Vuçiç-i në të vërtetë nuk ka ndërmend të largohet nga miqtë e tij në Moskë dhe Pekin. Ai nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai mbështetet tek ndihma e Moskës dhe Pekinit për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës, shkruan Andreas Ernst.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …