Lajmet

Ramush Haradinaj: Do të bëhet një zgjidhje përfundimtare, serioze, lidhur me statutin e të drejtat e kategorive të luftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti tryezë, në të cilën është  diskutuar për problemet e kategorive të lirisë, kërkesat, nevojat e tyre si dhe të shoqatave që përfaqësojnë këto kategori. Me këtë rast u fol lidhur me ligjin për pagën minimale, pritjet e gjata për pajisje me proteza për invalidët, anashkalimin …

Më shumë...

Faton Klinaku: Qeveria Kurti me veprimet e veta e qartësoi se është kundër luftës çlirimtare dhe vlerave të saj

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, në tryezën e AAK-së tha  tha janë ndërruar disa qeveri që nga pas lufta, por nuk është bërë sa duhet për kategoritë e luftës. Ai potencoi se paga prej 170 eurove, me inflacionin në Kosovë vlen sikur të ishin 70 euro. Klinaku tha se …

Më shumë...

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetarja, Vjosa Osmani, priti takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier me të cilin  kanë diskutuar për koordinimin e  takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku zonja, Vjosa  Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës.  Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend …

Më shumë...

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, mbajti kolegjiumin e rregullt me tërë kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Në këtë takim është raportuar me radhë nga përfaqësuesit e të gjitha prokurorive për rrjedhat e punës, ku në fokus ishin raportimet për rastet e dhunës në familje dhe rastet e dhunës seksuale në Republikën e Kosovës. Lidhur me këto raste, bazuar në shifrat zyrtare, kryeprokurorët kanë raportuar për prokuroritë që ata drejtojnë, dhe, me këtë rast janë diskutuar çështjet dhe praktikat që kanë të bëjnë me veprimet procedurale dhe ligjore në trajtimin e rasteve penale, konkretisht atyre të dhunës në familje dhe dhunës seksuale.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane  në Kosovë. Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar për raportet e …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan tha se Gaza është bërë kampi më i madh i shfarosjes njerëzore, në botë

Erdogan

Kryetari i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se Rripi i Gazës është bërë “kampi më i madh i shfarosjes njerçzore në botë, duke shtuar se Izraeli ka kryer një mizori që do ta kalojë Hitlerin, raporton Anadolu. Udhëheqësit dhe organizatat perëndimore, detyra e të cilëve është të garantojnë sigurinë ndërkombëtare, …

Më shumë...

Gjykata Speciale: Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim për mbrojtje të ligjshmërisë, në rastin e Salih Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka  njoftuar se Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të Apelit në çështjen e tij. Në njoftim, thuhet se në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, Salih Mustafa …

Më shumë...

Rrustem Mustafa, kërkon kujdes më të madh ndaj institucioneve dhe vendimmarrje të qartë, transparente e zhvillimore

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se tani ka nevojë për kujdes më të madh ndaj institucioneve në vend, dhe se nevojitet vendimmarrje e qartë, transparente dhe zhvillimore në tërë zinxhirin vendimmarrës, pas zhvillimeve të fundit në vend duke folur për Agjencinë e Kosovës për …

Më shumë...

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Rama, kryetari i Shqipërisë, Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri

Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri. Begaj ka dekretuar shkarkimin e Taulant Ballës,  ministër i Brendshëm, Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes, ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin. …

Më shumë...

Ka dështuar mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Në mungesë të deputetëve të opozitës, ka dështuar mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Anëtari i komisionit, deputeti i Vetëvendosje, Armend Muja …

Më shumë...

Ardian Kastrati: Pasi është izoluar nga diplomatët, Albin Kurti ka shkuar në Paris për t’ua marrë meritat sportistëve

Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i izoluar, pasi për  10 muaj nuk është ftuar në asnjë konferencë serioze. Për vizitën e tij në Paris, Kastrati tha se ai ka shkuar në olimpiadë dhe për t’ua marrë meritat sportistëve, por ai nuk është …

Më shumë...

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e pagave të minatorëve të Trepçës, për dy muaj

Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e  e pagave të minatorëve të Trepçës për dy muaj. Pacolli ka theksuar se shpenzimet për “sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris nga krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të papranueshme në krahasim me …

Më shumë...

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, kritikon ministren e Drejtësisë për deklaratat e saj kontroverse dhe të pamatura

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për deklaratat e saj në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Ajo e ka cilësuar ministren si të dehur nga pozita e saj dhe ka kritikuar deklarimet e një  niveli të ulët. Deklaratat …

Më shumë...

EULEX-i formon Njësinë e Posaçme për Sigurinë në Kosovë dhe rrit praninë e monitorimin

Pavarësisht protestave të veteranëve, policët e EULEX-it, nuk e ndalin konfiskimin e telefonave të luftëtarëve të UÇK-së

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, po e rritë praninë dhe ndikimin e vet në Kosovë, pavarësisht se vendi ka policinë dhe ushtrinë. Ky mision ka njoftuar se vazhdon të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe ka formuar një njësit të posaçëm …

Më shumë...

Edward Joseph: Barazimi, Kosovë-Krime, sa do i paqëndrueshëm do të ndryshojë me Integrimin e saj Euroatlantik

Edward Joseph

Profesori në Akademinë  për Studime të Avancuara Ndërkombëtare,  Edward Joseph,  ka folur për pretendimet analogjike në mes të Kosovës e Krimesë nga zyrtarët rusë dhe serbë. Ai ka theksuar se krahasimi do të ndryshojë kur Kosova të konkretizojë rrugën e saj euroatlantike. Joseph ka vënë në dukje se akuzat e …

Më shumë...

Alon Ben-Meir: BE është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Vuçiqit ndaj Kosovës

Alon Ben-Meir

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka komentuar qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja  është plotësisht e vetëdijshme për refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të njohur shtetin e Kosovës. Sipas tij edhe pse Vuçiq fillimisht pranoi planin franko-gjerman që mund të çonte në njohje reciproke, ai më …

Më shumë...

Shemsedin Dreshaj: Vetëvendosja po bën puç në komisionin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

Shemsedin Dreshaj: Qeveria Kurti ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar kundër veprimeve të deputetëve të Vetëvendosjes, në Komisionin Hetimor për Subvencionimin e Teksteve Shkollore. Sipas Dreshajt, deputetët e kësaj partie e kanë shkelur Ligjin dhe Rregulloren për komisionet hetimore parlamentare duke zgjedhur kryesuesin dhe zëvendës kryesuesin e komisionit në mënyrë të kundërligjshme. Dreshaj …

Më shumë...