Çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, ka reaguar përmes një postimi pas intervenimit të Njësive Speciale në qyetin e Skenderajt si kundërpërgjigjje e Qeverisë ndaj incidentit ndërmejt kryetarit të komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanit, kryetar i Degës së LVV në Skenderaj dhe zëvendës-ministër.

Postimi i nëkryetarit Fadil Nura:

“Sonte, në mesnatë, në Sheshin e Lirisë “Adem Jashari” në Skenderaj, shumëkush mund të ndiejë peshën e një simbolike të rëndë. Jo sepse historia po përsëritet, e as sepse kohët janë të njëjta, por sepse çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.

Kur qytetarët fillojnë të ndiejnë presion aty ku duhet të ndiejnë liri, atëherë çdo pushtet duhet të reflektojë”, ka shkruar nënkryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …