Me respekt të thellë dhe krenari të veçantë, përkujtohet vepra heroike e dëshmorëve Malush Ahmetit, Faik Goxhulit dhe Muhamet Çitakut

Krerët instritucional të komunës së Skenderajt në krye me kryetarin Sami Lushtaku dhe nënkryetarin, z. Fadil Nura të premtën me respekt të thellë dhe krenari të veçantë, kujtuan jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve Malush Ahmetit, Faik Goxhulit dhe Muhamet Çitakut.

Ata ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot, duke u bërë shembull i guximit, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Emrat dhe vepra e tyre mbeten të skalitura përgjithmonë në historinë tonë kombëtare dhe në kujtesën e çdo shqiptari.

Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe kujtojmë se liria nuk ishte dhuratë, por amanet i fituar me gjakun e bijve më të mirë të këtij vendi.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve:

Malush Ahmeti, Faik Goxhuli dhe Muhamet Çitaku!

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …