Çedomir Stojkoviq: Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë

Në një intervistë për KosovaPress, avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka deklaruar se  kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë. Ai përgënjeshtron zërat se Vuçiq ulet në “dy karrige”, duke akuzuar të njëjtin se ulet vetëm në atë të Rusisë, për çka thotë se Perëndimi po e kupton çdo ditë e më shumë një gjë të tillë. Stojkoviq beson se e gjithë kjo tendencë e Vuçiqit për të krijuar destabilitet ka për qëllim që të ruajë pushtetin në Beograd. Në intervistë, Stojkoviq flet edhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe thirrjet e serbëve për të kthyer ushtrinë në Kosovë. Ai shprehet i pakënaqur me mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare sillet me Serbinë, ndërkohë që ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas avokatit serb, një regjim i tillë antidemokratik si i Vuçiqit duhet të jetë nën sanksione të Perëndimit. Stojkoviq nuk e sheh të afërt ditën kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, së paku siç thotë ai, jo derisa në Beograd të mos ketë frymë të re politike.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …