Në Drenoc të Rahovecit u nderua kujtimi për Vajdin Berishën në njëvjetorin e vdekjes

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë, në Drenoc nderuan kujtimin për Vajdin Berishën në njëvjetorin e vdekjes, po në këto kodra ku vite më parë doli hapur UÇK-ja dhe prej nga këtu krisi dhe jehoi fort pushka e lirisë, e që veprimtari i hershëm atdhetar, Vajdini, nuk mund të mungonte në një akt të tillë të historisë. Vajdini ishte njëri nga djemtë më të mirë dhe luftëtarët më të dëshmuar të UÇK-së, gjithashtu, njëri nga bashkëluftëtarët që u dha me tërë qenien, qoftë duke u angazhuar edhe pas luftës në TMK, për ndërtimin e paqes në liri, duke qenë në shërbim të interesit të përgjithshëm deri në frymën e fundit. Vajdini ishte i pandalshëm në çdo aktivitet shoqëror, atdhetar e përkujtimor dhe çdoherë i motivuar ta nderojë sakrificën dhe gjakun e derdhur, po ashtu të përfaqësojë dhe mbrojë me besnikëri vlerat e luftës çlirimtare. E, sa herë që dikush ka tentuar t’i cenojë ato, u dallua gjatë gjithë kohës për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, sepse ishte një shqiptar i mirë e atdhetar, punë që e bëri me ndershmëri dhe dinjitet, edhe si Kryetar i OVL të UÇK-së në Rahovec. Pushofsh në paqe, miku im! E paç të lehtë dheun e tokës arbërore! Lavdi! Ka thënë kryetari Latifi ndër të tjera me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …