leoni

Ceremonia e rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit bëhet sot në Varrezat e Dëshmorëve, në Prishtinë

Ceremonia e rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit bëhet sot në Varrezat e Dëshmorëve, në Prishtinë

Sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit. Pas homazheve në hollin e Parlamentit të Kosovës, do të mbahet një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Homazhet mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa në orën 12:30 do të mbahet  akademi përkujtimore për kolonel, Ahmet Krasniqin. Ceremonia e varrimit bëhet  orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve, në Prishtinë. Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje. Kolonel, Ahmet Krasniqi, në rrethana ende të pasqaruara,  është vrarë më 21 shtator të viti 1998, në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …