Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ndodhet në një fazë të status quo-së, edhe në rrafshin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar dhe ka nevojë për një lëvizje më të shpejt, më substanciale, në veçanti atë të konsolidimit në rrafshin ndërkombëtar, për t’u reflektuar dhe në aspektin e brendshëm. Ai ka thënë se e gjithë bota e di se problematika Kosovë-Serbi është e mbyllur në kuptimin e luftës, por si konflikt i ngrirë ekziston dhe nuk është e mjaftueshme, për bindjen time, që në Kosovë të jemi vetëm të lirë dhe të pavarur. Ata që mendojnë se nuk është koha për dialog, nuk është koha për negociata, nuk është koha për marrëveshje, po gabojnë dhe sa më shumë që shtyhet kjo marrëveshje, aq më i lartë do të jetë çmimi për ne. Kryetari i vendit ka thënë se shpreson se gjatë negociatave, që nuk do të jenë fare të lehta, do të gjejmë një mundësi, do të gjendet një zgjidhje dhe një variant që do të jetë i pranueshëm edhe për autoritetet në Beograd, që vullneti i qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të jetësohet dhe kjo pjesë t’i bashkëngjitet Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …