Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

Çerkin Dukolli: 27 Vite me RKL, 27 vite me zërin e lirisë!

27 Vite me RKL, 27 vite me zërin e lirisë!
Në Berishë, në janarin e acart e të krenarisë të vitit 1999, sot e 26 vite më parë në orët e pasditës jehoj kumbueshëm zëri i luftës çlirimtare përmes valëve të Radio Kosova e Lirë.
RKL dhe Agjencia e Lajmeve “Kosovapress” shpejt u shndërruan zëri i fuqishëm i luftës sonë çlirimtare, duke transmetuar informacione nga fushëbeteja të ndryshme anëkënd zonave të luftës.
Këto dy mediume të luftës me zërin e tyre, përçonin forcë e moral te luftëtarët e lirisë, ngjallnin besim e shpresë te popullata se liria po vjen dhe informonin drejt e në kohë reale opinionin e brendshëm e të huaj me ngjarjet në teren gjatë gjithë kohës.
RKL edhe nga paslufta e deri tani, njëjtë vazhdon të jetë zëri model i krenarisë së epokës së lavdishme të UÇK-së, duke na ofruar programe dhe emisione tematike për dëshmorët e kombit, për betejat dhe luftën e drejtë të UÇK-së.
Urime përvjetori i funksionimit RKL, me shpresën dhe besimin se zëri juaj do jehoj e do shpërndahet tek qytetari sa të ketë jetë.
Gëzuar menaxhmentit, stafit dhe të gjithë dëgjuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: PESË DITË QË TRONDITËN VLORËN… !

( REPORTAZH ME BOLIERAT BOSH ) -Ja Vlora djema, Vlora e Flamurit krenaria e jonë …