Xhemajl Pllana: Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, ish-i burgosuri politik dhe luftëtari i UÇK-së, Shefqet Ali Dibrani

Më 5 janar, 2026, vdiq veprimtari i qështjes tonë kombëtare, Shefqet Ali Dibrani. Miku dhe shoku ynë i idealit, ish i burgosuri politik, i cili ishte pjesmarrës aktiv në barrikadimin e të burgosurëve shqiptar në burgun e Nishit më 1974, e cila detyroi qeverinë serbojugosllave të transferoi një nr. të të burgosurëve shqiptar në Kosovë. Shefqeti së bashku me shokë ishte aktiv dhe ka dhënë kontribut të dukshëm në sigurimin e armatimit në shërbim të UÇK-së, pjesëtar i së cilës ishte deri ngadhnjimin tonë mbi armikun, në qershor 1999. Pas luftës, deri në pension ka punuar në sektorin e ofiqarisë në komunën e Vushtrrisë. Varrimi bëhet në ora 15, në varrezat e Dumnicës së Poshtme. Lamtumirë baca Shefqet! Nderime veprës tuaj të pakompromis në shërbim të çlirimit të Kosovës së Shqipërisë!

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …