Brickos

Certifikohen guidat turistike të Komunës së Ferizajt

Sot është një ditë e rëndësishme për Ferizajn, pasi është nisur zyrtarisht procesi i certifikimit të guidave turistike të Komunës së Ferizajt. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, Balton Derguti, është shprehur tejet i lumtur me këtë zhvillim të rëndësishëm. Ai tha se krijimi i një liste zyrtare të guidave turistike është një hap i madh drejt zhvillimit të turizmit në këtë komunë. “Në mungesë të një ligji që të certifikonte guidat, ne kemi organizuar këtë trajnim për të siguruar një listë zyrtare të guidave. Ky është një nga hapat e rëndësishëm për të garantuar cilësinë dhe profesionalizmin e udhëzimeve turistike në Ferizaj.”, është shprehur drejtori Dërguti. Ky projekt u financua me sukses nga organizata zvicerane “Swiss Contact” përmes projektit “Fego”. Në emër të kësaj organizate, Zana Ismajli u shpreh me kënaqësi se ata janë të kënaqur që kanë mbështetur kërkesën e Komunës së Ferizajt për të realizuar këtë trajnim të rëndësishëm. Trajnimi është zhvilluar me sukses nga ligjërues të Shoqatës së Guidave të Kosovës “Guidesk”,   Klubit Alpin Prishtina si dhe Breath. Në këtë trajnim janë përfshirë mbi 20 pjesëmarrës të ndryshëm, duke përfshirë anëtarë të klubeve alpine të Ferizajt, studentë të Fakultetit të Turizmit, si dhe njohës të tjerë të fushës së turizmit. Kjo ngjarje shënon një hap të madh drejt profesionalizmit të udhëzimeve turistike në Ferizaj dhe është një lajm i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukurinë dhe pasurinë kulturore të Komunës së Ferizajt.

May be an image of 13 people and table

Kontrolloni gjithashtu

Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League

Nxënësit e komunës së Vitisë të shkollave të ndryshme fillore të mesme të ulët do …