Chris Murphy

Chris Murphy: Amerika duhet të angazhohet në mënyrë agresive, në Ballkan, fajtorë për situatën në veri janë autoritetet e Kosovës

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, është cituar të ketë  deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në mënyrë agresive në Ballkan. Ai  fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit. Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon”, tha Murphy, pas kthimit në Uashington nga një vizitë në vendet e Ballkanit bën të ditur Radios Evropa e Lirë. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në ndërtesat komunale, më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …