Christine Lagarde: Çmimet e produkteve do të vazhdojnë të rriten deri në fund të vitit

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde ka deklaruar se çmimet e produkteve do të vazhdojnë të rriten deri në fund të vitit. “Ne jemi ende në një fazë ku ekonomia po rihapet dhe efektet e pandemisë COVID-19 nuk janë shfaqur plotësisht. Ky inflacion është i padëshiruar, i dhimbshëm dhe natyrisht ka shqetësime se sa do të zgjasë”. Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde ka thënë më tutje se tani duhet të identifikohen nxitësit kryesorë të inflacionit për ta kuptuar mënyrën se si politika monetare të përgjigjet në rrethanat aktuale. “Këta nxitës duket se do të zhduken në periudhën afatmesme, që është fushëpamja që ka rëndësi për politikën monetare. Dhe, për shkak se ato rrjedhin kryesisht nga ana e ofertës dhe çmimet e energjisë, ata ndoshta do të ngadalësojnë ritmin e rimëkëmbjes afatshkurtër” ka thënë mes tjerash, shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ua përkujton nenet penale deputetëve të Berishës, por nuk ka guxim të marrë masa

Taulant Balla përkujton sakrificën e Adem Jashari dhe familjes Jashari: Simbol i përjetshëm i lirisë së Kosovës

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka kujtuar rënien heroike të komandantit legjendar …