Qytetar të shumtë të shteteve të Evropës po protestojnë kundër masave të reja kundër pandemisë

Qytetar të shumtë të shteteve të Evropës po protestojnë kundër masave të reja kundër pandemisë. Për të kundërshtuar masat e reja kundër pandemisë që ka marrë qeveria e Austrisë, dhjetëra mijëra qytetar kanë protestuar në Vjenë kundër këtyre masave. Protesta të tilla ka pasur edhe në Kroaci, Zvicër, Itali, Holandë, Irlandë e shtete tjera. Disa protesta janë shoqëruar edhe me dhunë, të plagosur e të arrestuar. Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku i thuhej jo vaksinimit të detyrueshëm, jo masave të reja shtrënguese dhe kërkesa të tjera. Protestuesit kanë shfaqur kundërshtimine  tyre edhe kundër kufizimeve të koronavirusit dhe kartave të detyrueshme për COVID-19 që po kërkohen në shumë vende evropiane për të hyrë në restorante, tregje Krishtlindjesh ose ngjarje sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …