Bizneset kanë paralajmëruar protesta dhe mos respektim të masave pasi ato nuk u respektuan nga partitë gjatë fushatës

Bizneset kanë paralajmëruar protesta dhe mos respektim të masave pasi ato nuk u respektuan nga partitë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, thotë për Ekonomia Online, se gjatë fushatës elektorale paritë politike nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë ato prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat dhe ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona. Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka shfaqur habinë me qëndrimin e Qeverisë dhe partive politike ndaj pandemisë. Ai ka theksuar se “pandemia nuk po ekziston në kohën kur po ka zgjedhje por po ekziston pas përfundimit të tyre, e kjo është më së shumti vuajtje e ekonomisë e të bizneseve të ndryshme të cilat janë të kufizuar me aktivitet të saj, sidomos bizneset që kanë të bëjnë me organizim publik, siç janë ahengjet, hoteleritë, gastronomia, e shumë biznese tjera, prandaj po them se Qeveria nuk po sillet konform situatës reale por konform vendimeve politike të dëmshme për ekonominë e vendit” ka thënë mes tjerash, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ndërsa, Arian Vranica nga shoqat a Gastronomëve të Kosovës ka paralakjmrouar se nëse nuk lirohen masat, do të mbajnë protesta para Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …