Christopher Cavoli: Na duhet të shtojmë më shumë forca dhe pajisje të rënda në Kosovë

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli ka vlerësuar se KFOR-it do t’i duhet të shtojë më shumë forca dhe pajisje të rënda në Kosovë. “Ne jemi në procesin e sigurimit që tani, shtetet po tregohen gjeneroze, por ne do të vendosim pajisje më të rënda në terren, si dhe më shumë njerëz” ka deklaruar ai kohë më parë gjatë raportimit në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura. “Jam i kënaqur për pozitën që e kemi tani, por gjithmonë është e nevojshme që të mbajmë një “sy hapur”. Ne kemi së paku dy misione rreth të kuptuarit të asaj që po ndodh në këto dy vende (Kosovë dhe Bosnje)” është cituar të ketë thënë mes tjerash, Gjenerali amerikan Christopher Cavoli.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …