Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, është cituar të ketë deklaruar se më 2 maj do të diskutohet në mënyrë intensive për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se fundi i kësaj çështjeje është afër. Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale”, tha Hill për mediet në Serbi. Hill ka shtuar me këtë rast se beson shumë që Asociacioni është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, në mes të Kosovës dhe Serbisë.
