Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Çitaku: Grupi Parlamentar i PDK-së do të dorëzojë mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, javën e ardhshme do ta dorëzojë një mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së, pas publikimit të lajmit të paverifikuar të “Slobodna Bosna”, përmes të cilit etiketohen mediat tjera për lidhje me Serbinë. “Kjo nismë është e pandalshme, emergjente dhe në funksion të mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së mediave. RTK është e publikut dhe nuk duhet të shndërrohet në instrument të pushtetit për të projektuar, organizuar dhe transmetuar shpifje dhe të pavërteta kundër mediave dhe kolegëve të tyre gazetarë me qëllim që ti shërbejë partisë në pushtet në betejën e saj të dëshpëruar për të luftuar fjalën e lirë dhe të vërtetën që publiku duhet ta dijë” theksoi mes tjerash, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …