Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në “Bordin e Paqes” në Uashington, ku ai kërkoi angazhim nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me procesin e Gjykatës Speciale. Çitaku e cilësoi fjalimin e Ramës si të jashtëzakonshëm, duke theksuar se vëmendja ndërkombëtare ishte e përqendruar në kryeqytetin amerikan. Ajo tha se qëndrimi i Ramës nuk ishte i rastësishëm, por vazhdimësi e një angazhimi të hershëm të tij për këtë çështje. Sipas saj, kryeministri shqiptar ka mbajtur qëndrime të njëjta edhe në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, ku kishte kundërshtuar aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Edi Rama ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo që bëri sot është vazhdimësi e qëndrimeve të tij konsistente. Në një forum ku sytë e botës ishin në Washington, ai shpjegoi me precizitet padrejtësinë që, sipas tij, po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë dhe bëri thirrje që situata të mos përkeqësohet më tej”, deklaroi Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike
Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
