Çka përfaqëson Memoriali i ushtarëve serbë në Tiranë dhe kush ka dhënë leje për një memorial të shqiptarë-vrasësve

Gjykata dhe prokuroria në Tiranë kanë hyrë në konflikt gjyqësor për Memorialin e Ushtarëve serbë në Tiranë. Në dosjen që Top Channel disponon përmendet se autoritetet shqiptare u informuan nga ambasadori serb për dëmtimin e një kryqi të  memorialit. Në video ishte shkruar “mecat e Mirditës dhunojnë memorialin e ushtarëve serbë në Tiranë”, por hetimet pavarësisht kërkimeve nuk arritën të identifikojnë autorët. Megjithatë  gjykata e ka refuzuar mos fillimin e hetimeve me konkluzionin se akuza duhet të kryejnë çdo veprim të mundshëm për të gjetur personat që shkaktuan incidentin. Gjykata i ka caktuar katër detyra prokurorisë për të zbuluar autorësinë. Ndaj në fashikull pyet  prokurorët të cilët duhet të sigurojnë prova e të përgjigjen.  Cili ka qenë qëllimi i ndërtimit të Memorialit të Ushtarëve Serbë? Çfarë përfaqëson në vetvete ky memorial? Prokuroria duhet të verifikojë nëse në këtë memorial ka eshtra të ushtarëve serbë dhe nëse agjencia funerale disponon apo jo një regjistër të veçantë ose dokument tjetër ku të jenë shënuar të dhënat personale  të ushtarëve serbë?

Shqipëria e pas vitit 1991, është ndoshta i vetmi  vend në botë ku ka memorialë për ushtarët e pushtuesve, grekë serbë, malazez, italianë, gjermanë, bashkëpunëtorëve të tyre dhe  tradhtarëve më të mëdhenj të kombit, sikur është Ahmet Zogu e jo pak të tjerë. Ky fenomen antikombëtar edhe pse nuk e përcakton vetëdijen kombëtare të shumicës shqiptare, është një damkë e zezë për historinë, kombin, qëndresën, lirinë dhe pavarësinë e vendit. Pas rënies së Shqipërisë Socialiste në vitin 1991 morën frymë të gjithë mbetjet e të gjithë kriminelëve, horrave, vrastarëve të huaj dhe mercenarëve shqipfolës. Ja me se mburret politika e sotme shqiptare e cila e quan veten super demokratike.  Këtyre u ka mbetur t i kthejnë në Shqipëri, në sheshin e Ahmet Zogut, në Tiranë, edhe eshtrat e Esad Pashë Toptanit, por edhe të Ballaban Pashës nëse gjenden ndokund. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …