Daçiq: Serbia është e gatshme për zgjidhej kompromisi, por Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel

Daçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës është një hap drejt destabilizimit të sigurisë

Në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq,  ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një hap drejt destabilizimit të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ai tha se këtë nuk e lejon as Kushtetuta e Kosovës dhe se e vetmja forcë ushtarake është KFOR-i.“KFOR-i do të mbajë qëndrim neutral. BE dhe NATO shpresoj se do të vazhdojnë të mbajnë qëndrim kundër ushtrisë së Kosovës”.  Sipas tij edhe  asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në bazë të këtyre marrëveshjeve bazike, të bëra në Bruksel, ndërkohë që ka adresuar kritika ndaj Prishtinës zyrtare, ngase sipas tij, nuk është e interesuar për formimin e asociacionit. “Ndryshimet eventuale me miratimin e KS do të ishte shkelje e madhe. Transferimi i kompetencave te Prishtina do të sillte humbjen e statusit neutral që ka mbajtur deri më tash UNMIK-u sa i përket çështjes së Kosovës”, ka vlerësuar Daçiq, në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …