Damon Wilson: Pse ambasadori i Kremlinit në OKB thotë se pa Rusinë nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Damon Wilson: Pse ambasadori i Kremlinit në OKB thotë se pa Rusinë nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

“Rusia e di se çështja e pazgjidhur e Kosovës është sfidë për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, tha Damon Wilson, nënkryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara.

“Shohim se strategji e Rusisë është të ruajë status quo-në. Status quo-ja e minon aftësinë e Serbisë për të hyrë në negociata serioze, për të përmirësuar marrëdhëniet me Prishtinën”.

“Shohim ndoshta edhe një luftë hibride kundër qeverisë, për të dekurajuar mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë]”, tha Wilson.

Ambasadori rus: Pa Rusinë dhe Këshillin e Sigurimit, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Ai i bëri këto komente në panelin “Imagjinojmë partneritetin strategjik SHBA-Serbi”, në kuadër të javës së 8-të të NATO-s që po mbahet në Beograd, nën organizimin e organizatës joqeveritare Qendra për Studime Euroatlantike.

“Mendoj se në këtë pikë duhet të jemi të guximshëm dhe të ndërmarrim disa rreziqe. E ardhmja e Serbisë është e bllokuar pa marrëveshje dhe përfitimet e partneritetit tonë nuk mund të realizohen plotësisht. E ardhmja e Kosovës mund të jetë edhe më e keqe pa marrëveshje”, tha Wilson.

Duke folur përmes video-lidhjes në konferencën në Beograd, Wilson tha se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria e Republikës së Serbisë po bëjnë përpjekje për ndërtimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe shtoi se kjo gjë është e ditur në Uashington.

Ai po ashtu tha se Serbia ka “miq në Uashington që e kuptojnë se me çfarë përballet ajo dhe që duan ta ndihmojnë”.

Megjithatë, Wilson paralajmëroi se “te miqtë e Serbisë jashtë Serbisë nuk duhet të dërgohen sinjale të përziera”.

“Ato i hutojnë nganjëherë, retorika politike ose bisedimet e Serbisë me Moskën, si dhe ajo se ku qëndron e ardhmja e Serbisë. Të gjithë e dimë se Rusia nuk është aleat i Serbisë. Kjo është një retorikë që mund t’i ngatërrojë politikanët këtu në Kongresin amerikan, mund t’i dekurajojë njerëzit që e mbështesin Serbinë”, tha Wilson.

Ai tha se, në bazë të hulumtimeve që ka parë, 65 për qind e qytetarëve të Serbisë duan marrëdhënie më të afërta me Shtetet e Bashkuara dhe se këtu e sheh bazën për ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të mira.

Wilson tha se pozicioni i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Evropën e sotme është “një nga çështjet e fundit kryesore strategjike evropiane”.

“Ai rajon dhe Serbia janë pjesë e Evropës dhe e komunitetit transatlantik. Unë mendoj se kjo pjesë është kyçe drejt këtij vizioni dhe kyçe për stabilitetin në rajon”, tha Wilson.

“Ne duam të ecim përpara me partnerët tanë në këtë rajon, duam të punojmë në reforma”, tha ai.

ntervenimi i NATO-s në Kosovë në vitin 1999, i cili zgjati 78 ditë dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes teknike-ushtarake në Kumanovë, më 9 qershor, 1999, pas së cilës forcat ushtarake dhe policore të Serbisë janë larguar nga territori i Kosovës. ( Radio Evropa e Lirë)

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …