Nesrete Kumnova në mbështetje të thirrjes së Rrjetit të Grave të Kosovës për shkarkimin e Driton Selmanajt

Nesrete Kumnova: Nuk pajtohemi me Serbinë pa u zbardhur fati i më të dashurve tanë

Kryetarja e Shoqatës, “Thirrjet e nënave”, zonja Nesrete Kumnova,  reagoi kundër veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur.

Ajo tha se gjatë gjithë kohës kanë kërkuar që të përfshihen në delegacionin e bisedimeve me Serbinë për faktin se janë kategoria më e prekur dhe e anashkaluar gjatë gjithë procesit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

“Pjesëmarrja jonë është e rëndësishme në këtë delegacion përballë Serbisë kriminale, e cila ende e mban peng politik, fatin e shqiptarëve të zhdukur, ndaj pjesëmarrja e familjarëve të cilët kanë qenë aktiv në këtë proces për dy dekada dhe vazhdojnë të jenë do t ‘ishte një grusht i madh për Serbinë dhe një forcë e shtuar për temat që do të shtrohen”, thuhet në deklaratën të nënshkruar nga Kumnova.

E kuptoj qëllimin e mirë të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e bisedimeve por se nuk mund të pajtohemi me Serbinë pa u zbardhur fati i më të dashurve tanë dhe pa kërkuar falje për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë. Kërkojmë nga Presidenti Thaqi, kryeparlamentarja Osmani dhe kryeministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të mos nguten për finalizimin e bisedimeve me Serbinë, sepse nuk mbyllet kapitulli i luftës pa dhënë llogari pala pushtuese kriminale serbe, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm”, përfundon deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …