Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Ndërtimi i Xhamisë së Madhe, në Prishtinë, nuk është turp por krenari

Të drejtat, e të gjitha komuniteteve fetare, në Republikën e Kosovës, janë të mbrojtura me Kushtetutë.

Është e drejtë elementare, fetare, dhe ligjore, ndërtimi i objekteve fetare, madje ështē obligim institucional, në këtë rast i Komunës së Prishtinës, të vendos për kërkesat e komunitetit musliman, si shumicë në Kosovë për ndërtimin e një xhamie, të madhe në Kryeqytet.

Vendimi për ndërtimin e xhamisë së madhe në Kryeqytet, është marrë; tani Komuna e Prishtinës duhet të inkurajohet dhe pëkrahet në kryerjen e obligimeve të saj, karshi nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe të zbatoj vendimin, që e ka marrë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Si qytetarë, të Republikës do duhej, jo të turpërohemi, po të krenohemi edhe me përkatësinë tonë fetare dhe besimin në Zot!

Të gjithë njerëzit e botës, kanë të drejtë monumentale, fetare dhe ndërtimin e objekteve të tyre fetare.

Është e drejtë e të gjithë njerëzve, në mbarë botën, ta demonstrojnë besimin e tyre fetar, si musliman, katolikë, ortodoksë, bektashi dhe protestantë.

Të gjitha qytetet më të mëdha, u’a kanë ofruar qytetarëve të tyre, vendet më të mira për ndërtimin e xhamisë.

“Jemi mbi 95% musliman, mos të paraqitemi ç’farë, nuk jemi“

Besimi në një Zot të vetëm, duhet të jetē krenari, jo inate dhe ndasi!…

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …