Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Daniel Hamilton beson se kryetari amerikan Joe Biden do të gjejë një zgjidhje për dialogun Kosovë – Serbi

Daniel Hamilton, një bashkëpunëtor i vjetër në Qendrën Ndërkombëtare Woodrow Wilson në Uashington, beson se ardhja e Joe Biden si kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrit mundësinë e një zgjidhje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Ai beson se Biden do të përshpejtojë integrimin nvropian të Ballkanit Përendimor. Hamilton i tha Zërit të Amerikës se Amerika dhe Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojnë vëmendje të koordinuar pjesës tjetër të “Evropës jo të integruar” dhe paralajmëroi se Evropa nuk do të ishte kurrë e tërë dhe e lirë derisa Ballkani Perëndimor të përfshihej në trendet kryesore evropiane. Ndërsa, aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pauzuar, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë. Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar vazhdimin e negociatave pas formimit të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …