Dardan Molliqaj: Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm, tani e ka pranuar atë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mbajtur fjalim në protestën e organizuar nga kjo parti, sot në Prishtinë  për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër. Ai tha se kryeministri, Albin  Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe se tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar. S’ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastireve ortodokse”, ka theksuar ai. Molliqaj tha se Kurti  u përpoq t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por e ka ndërruar mbiemrin e tij. “Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të mbetet është ndryshimi nga Kurti në Zajednica dhe është Albin Zajednica”, ka thënë mes tjerash Dardan Molliqaj në protestën e sotme ku kanë marrë pjesë shumë qytetarë liridashës, të cilët kanë shfaqur pakënaqësinë dhe pezmin e tyre  me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e thirrur nga PSD-ja ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …