Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka deklaruar se Ushtria e Kosovës nuk mund të mbetet peng i Listës Serbe

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, pas mbledhjes së këtij komisioni, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë  dhe ka pasur një dakordim që sa më shpejt të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës. Në këtë kontekst Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk mund të mbetet peng i Listës Serbe. “Diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë, lëvizjet e fundit në vend dhe regjion. Është një dakordancë që sa më shpejt të formohen forcat e mbrojtës. Kapacitete buxhetore dhe njerëzore i kemi dhe duhet të formohen forcat e mbrojtjes”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Beleg të Deçanit përkujtohen 46 shqiptarët e masakruar 20 vite më parë nga forcat ushtarake e policore serbe

Më 29 mars të vitit 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit

Më 29 mars të vitit 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe  masakruan 49 shqiptarë në fshatin …