Daut Haradinaj: Nëse Albin Kurti s’e demanton deklaratën e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, është më shumë se tradhti kombëtare

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Haradinaj ka theksuar se nëse kjo deklaratë është e vërtetë dhe nuk demantohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, atëherë bëhet fjalë për një veprim jashtëzakonisht të rëndë politik dhe kombëtar. “Nëse Kurti nuk e demanton, kjo përbën më shumë se tradhti kombëtare”, ka shkruar Daut Haradinaj në një reagim publik. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së ministrit Nenad Rashiq, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka transferuar pronën prej rreth 24 hektarësh në emër të Manastirit të Deçanit “për hatër të tij”, deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe në opinionin publik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …