Daut Haradinaj:

Daut Haradinaj: Nuk mund të hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Shefi Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar. Në rrjetin social, Haradinaj ka shkruar se Kosova nuk pret që të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por siç thotë ai, pret pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve. Ai tutje thotë se veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe se e përkrah fuqishëm.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …