Daut Haradinaj rikthen 28 Nëntorin e vitit 1997 ― Dita kur UÇK-ja u shfaq për herë të parë para popullit

Në 28 Nëntorin historik të vitit 1997, UÇK-ja u paraqit për herë të parë publikisht në Llaushë të Skenderajt. Daut Haradinaj, një nga tre luftëtarët që dolën atë ditë para mijëra qytetarëve, rrëfen për Kosovapress momentet kyçe që e bënë këtë datë pikë kthese në historinë e Kosovës. Sipas tij, daljes publike i parapriu përplasja e armatosur në Vojnik dhe vrasja e mësuesit Halit Geci, ngjarje që mobilizuan popullin, pavarësisht kushteve të rënda atmosferike. Pikërisht në varrimin e Gecit u mor vendimi që Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj të paraqiteshin para turmës si pjesëtarë të UÇK-së. “Nuk e kemi ditur peshën e atij momenti. Qëllimi ishte mbrojtja e njerëzve dhe tregimi se lufta tashmë ishte e organizuar”, thotë Haradinaj, duke shpjeguar se uniformën e kishte marrë aty për aty nga Musë Jashari, pasi emblemë zyrtare të UÇK-së ende nuk kishte. Ai kujton se fillimisht mbretëroi heshtje, derisa thirrja “UÇK, UÇK” shpërthyeu nga turma dhe u shndërrua në mesazhin më të fortë të asaj dite. Haradinaj rikujton se këto tri ditë – 26, 27 dhe 28 nëntori – shënuan realisht nisjen e luftës, ndërsa sot, 28 vite më pas, ai e quan padrejtësi akuzimin e bashkëluftëtarëve të tij në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: “Krenarë që qëndrojmë krah jush”

Misioni i Shteteve të Bashkuara në NATO ka shprehur urimet e tij për Ditën e …